Tiranë Një prej universiteteve private në Shqipëri, Albanian University, ka reaguar pas zhvillimeve më të fundit në fushën e arsimit të lartë.


Përmes një deklaratë për shtyp, drejtuesit e universitetit kanë sqaruar gjithë studentët se viti akademik në Albanian University në Tiranë do të vijojë normalisht dhe se ka nisur edhe regjistrimi për vitet e para në gjitha degët mësimore.


Drejtuesit e universitetit njoftojnë se filiali i kryeqytetit ka marrë vlerësim pozitiv dhe do të vazhdojë normalisht procesin mësimor, regjistrimet dhe transferimet për vitin akademik 2014-2015.


Në deklaratë nënvizohet se Filiali i Beratit ka marrë masën e pezullimit te regjistrimeve dhe të transferimeve deri në plotësimin e disa kushteve të vendosura nga Këshilli i Ministrave.


Drejtuesit e institucionit arsimor, një prej më të mëdhenjve në Shqipëri, theksojnë se e vlerësojnë procesin e ndërmarrë nga Qeveria shqiptare për përmirësimin e arsimit të lartë.


Po ashtu stafi akademik drejtues nënvizon se ka qënë dhe mbetet pro çdo iniciative serioze, që rrit cilësinë e arsimit të lartë.


Albanian University sqaron se ka ka pritur me qetësi deri në daljen zyrtare të vendimit te qeverise për të bërë edhe një reagim zyrtar.


Oranews.tv