Ka qelluar gjithmone ne shenje dhe kenget e saj nder vite jane bere hite. Edhe ky rast nuk ben perjashtim. “Asnjehere”, keshtu titullohet balada me e fundit e kengetares Alberie Hadergjonaj, pjesemarrese ne Festivalin e TF. E vleresuar nder vite me cmime dhe trofe te ndryshme, Alberie Hadergjonaj eshte nje nga ato kengetare, qe di pse, kur dhe si te beje art, prandaj edhe fansat e shumte ne numer nuk e kane braktisur kurre. Perkundrazi fama e saj behet cdo dite e me e madhe. Eshte e lumtur me jeten qe ben dhe kjo verehet qarte qe ne momentin kur nis e flet per familjen. Me nje karriere e familje shembullore, Hadergjonaj tregon se, qe keto te dyja te mirefunksionojne duhet mund, perkushtim dhe pasion e sic duket keto cilesi asaj nuk i mungojne. Ne nje interviste per “Koha Tjeter” kengetarja e talentuar flet per fillimet e saj ne muzike, sukseset qe e bene te jete kjo qe eshte sot, familjen, raportin me te bijen, martesen dhe publikun.


Alberie kenga juaj e fundit pjesemarrese ne TF po korr nje sukses te jashtezakonshem. Cfare ndjeni kur e degjoni kengen tuaj neper lokale, makina, ambiente te ndryshme te degjohet?


Kenaqesi qe me ben te ndjehem shume mire. Jam me fat qe m’u servir kjo kenge me komponente profesional dhe shume emocional.


E prisnit gjithe kete afeksion te publikut pas kesaj balade?


Te jem e sinqerte po, sepse edhe une kur e kam degjuar jam emocionuar pa mase.


Cili eshte mesazhi, fabula e kesaj balade?


Dashuria eshte ajo qe na mban gjalle dhe na ben te vuajme gjithashtu. Une si artiste percjell ate qe kerkon kenga. Mesazhi i saj eshte ky, qe sado e dhimbshme te jete humbja e personit qe dashuron, jeta vazhdon.


Suksesi i kenges perjetohet nga bashkepunetoret, po aq sa kengetarja qe e servir ne publik? Kush eshte autori i tekstit dhe i muzikes?


Po suksesi eshte i perbashket me autoret e kenges, vecse une i ve vulen kengeve. Kledi Bahiti krijoi muziken dhe pergatiti gjithashtu produksionin, ndersa tekstin e ka shkruar Olti Curri, te cilet i falenderoj shume per kete kenge qe jam e bindur se do te jetoje gjate. Kur e kam degjuar per here te pare kengen ju thashe bashkepunetoreve, “ Ju jeni kriminele. Sa zemra do te beni qe te vuajne me kete kenge” (qesh). Jane te jashtezakonshem te dy. I dua dhe i vleresoj shume.


Cilen periudhe, kenge, apo performance artistike do te cilesonit si kulmin e karrieres suaj Alberie?


”Miresia dhe e verteta”, kenga fituese ne Festivalin Kombetar te vitit ‘98 ne nje kohe te veshtire te shqiptareve. Lufta e Kosoves menjehere pas trazirave te ’97. Eh, kam shume per te folur, por s’do na mjaftonin te gjitha faqet e gazetes.


Nje jete dedikuar skenes. Po te mos ishit bere kengetare ku e mendoni veten?


Absolutisht vetem ketu ku jam.


Si do ta pagezonit lidhjen tuaj me muziken?


Dashuri e pakufijshme.


Pasione te tjera. Cfare hobesh, pervec muzikes ka Alberia?


Si nene e re qe kam qene, jeta prej nene me beri ta dua shume kuzhinen. Une gatuaj me shume dashuri dhe kete e them, sepse ma konfirmojne te gjithe (qesh).


Sa e veshtire eshte te jesh nene edhe femer ne karriere Alberie?


Shume e veshtire, sepse vajzat per mua jane prioritet dhe jam nje nene shume e perkushtuar ndaj tyre, por me shume lodhje dhe sakrifice mendoj se kam bere me te miren per to.


Si i menaxhon keto statuse?


Nuk jam perfekte, por jam nene e mire dhe ne karriere. Te pakten me aq sa kam mundur shpresoj se kam lene gjurme per mire.


Ne forme te mire fizike si gjithmone. Je frekuentuese e palestres, sa here ne jave?


Po e frekuentoj palestren dhe jam e kujdesshme me ushqimin. Kjo eshte e gjitha.


Po e salloneve estetike?


Shume pak, sepse i kam krijuar mundesi vetes qe ato sherbime i kryej vete ne shtepi, por ndonjehere edhe shkoj. Sigurisht qe po.


Jeni e fiksuar pas veshjeve firmato dhe cila eshte marka qe ju pelqen me shume?


Jo s’jam e fiksuar, por kam shume qe i pelqej dhe me mbushin kerkesat e mia.


Shopping pergjithesisht e beni jashte Shqiperise, apo edhe ne dyqanet e kryeqytetit?


Ne menyren me absolute jashte, sepse edhe puna qe bej “non stop” neper bote me koncerte ma mundeson kete gje. Ato qe te ofrojne dyqanet e markat jashte eshte e pamundur t’i gjesh ne Tirane, apo Prishtine. Pastaj eshte edhe puna e cmimit. Jashte mund te marresh shume rroba, apo gjera te cilesise me te mire dhe me cmime me te arsyeshme.


Kohen e lire, si e shfrytezon?


Me familjen time.


Marredhenia juaj me median?


Shume e mire dhe i falenderoj per perkrahjen.


Ju ka ndodhur te lexoni dicka te pakendshme per veten dhe si keni reaguar?


Sigurisht qe po, por duhet t’i pranosh kur je person publik. Keto ndodhin kudo neper bote.


Raporti me Anxhelinen, na flisni pak per te?


Anxhelina eshte nje vajze qe me ben krenare me cdo veprim dhe arritje qe ben. Ajo eshte vajza model per cdo nene. Sot e puth pafund, sepse me thane se ne shkolle eshte absolute. E falenderoj qe ma shperblen mundin me te mira.


Edhe ajo sikurse ju ka ndjekur rrugen e muzikes. Kjo ka qene edhe deshire e juaja, apo ishte vete Anxhelina qe e zgjodhi?


Ajo eshte rritur me kenget e mia, eshte rritur me dashuri te madhe per muziken, por mbi te gjitha Zoti i ka dhene nje talent te madh. Ajo u rrit dhe kuptoi qe brenda saj ka dashurine e madhe si mami i saj per muziken.


Jeni nene konservatore, apo liberale?


Kam qene shume, po shume konservatore. Tani qe jane ne rruge te Zotit jane te vetedijshme per veprimet e tyre. Edhe une kam ndryshuar, pra jam bere me liberale.


Martesa. Si do ta vleresonit ate qe nga momenti qe jeni martuar deri ne ditet e sotme?


Martesa eshte shtepia ku te mbledh dhe te jep siguri. Une cdo gje e menaxhoj sa s’ka me mire.


Sakrifica me e madhe qe te eshte dashur te besh ne emer te dashurise?


Uh… shume. Dashurise i jap jeten time. Per dashurine kam dhene shume, kjo eshte shume e rendesishme. Eh... po pyesni nje artiste per dashurine dhe ajo mund t’u thote shume per kete ndjenje.


Po ne emer te pasionit per kengen?


Shume pune dhe perkushtim.


Si e shikoni nivelin e muzikes shqiptare kohet e fundit Alberie?


Po kalojme nje periudhe te veshtire. S’ka akoma nivele Shqiperia dhe as Kosova. Dhe as ligje per t’i mbrojtur vlerat e te drejtat e autorit. Eshte teme shume e gjate. Por sigurisht qe ka edhe aspektin e saj pozitiv. Une, pikerisht pse besoj ne vlera vazhdoj te marr pjese ne festivalet shqiptare, te performoj “live” dhe te vleresohem nga profesioniste. Nderkohe bej edhe kenge per tregun per te mbijetuar.


Keni ndonje projekt tjeter ne dore?


Po, patjeter. Kam edhe nje kenge ne projekt, e cila do te lancohet se shpejti, por per momentin dua ta le surprize.


AMC mbeshtet aktivitetin “Berati, Histori Suksesi”


Kompania AMC mbeshteti aktivitetet ne qytetin e Beratit, ne kuader te projektit "Berati, histori suksesi". Pervec mbeshtetjes direkte te kompanise ndaj krejt ketij zhvillimi, punonjes te AMC iu bashkuan fushates per nje "Berat te Paster" duke u angazhuar ne pastrimin e kalase se qytetit, nje monument i rendesishem historik, si dhe te lagjeve muze. Kjo perfshirje e punonjesve te AMC ne nismen “Per nje Berat te paster”, ndodhi ne kuader te aktiviteteve qe organizata e shoqerise civile, “Albanian Excellence”, realizoi ne qytetin e Beratit, nen moton "Berati, Histori Suksesi". Punonjesit e AMC, ne ndjekje te tradites se kompanise, e cila ka realizuar nje seri te gjate dhe intensive nderhyrjesh pastrimi dhe krijimi hapesirash te gjelbra, punuan krah me krah me qytetare nga Berati dhe qytete te tjera duke finalizuar pastrimin e Kalase nga mbeturinat. Gjithashtu, ne kuader te ketij projekti, u zhvillua ceremonia e dhurimit te librave,per biblioteken e qytetit, prezantim i veprave letrare dhe nje tryeze e rrumbullaket mbi zhvillimin e qytetit te Beratit.