Balerini Graciano Tagani që u bë i njohur pas pjesëmarrjes në reality show, Big Brother ka disa kohë që është pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos.


Një intervistë e tij në emisionin Pop Culture duket se nuk është pritur mirë nga koreografi. Gracionos iu bënë disa pyetje matematikore, gjë të cilën e ka shpërndarë në Instagram duke shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit e tij.


Një ndër komentuesit ishte Albi, i cili e pyeti se në cilin televizion e ka bërë këtë provim.


Përgjigja e balerinit nuk ishte e duhura pasi tregoi konkurentin e televizionit ku punojnë. Por mendohet që të jetë shaka mes Gracianos dhe Albit pasi intervistat në emisione të ndryshme nuk e prekin aspak punën e tyre.



/oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter