Aleanca Kuq e Zi ka zbritur sot në Gjirin e Lalzit për të protestuar kundër asaj që , kreu i saj, Kreshnik Spahiu e ka quajtur bllokun e mafies bardheblu. Në turbimin e kuqezinjve kanë marrë pjesë emigrantë, aktivistë dhe mjaft qytetarë të tjerë.


Spahiu akuzoi qeverinë se ka privatizuar pronën e qytetarëve duke ua dhënë atë gamiljarëve të saj, duke shtuar se nëse dkur kishim një bllok të udhëheqjes së kuqe, sot në Gjirin e Lalzit kemi një bllok të mafies bardheblu.


Duke iu referuar sloganit Shqipëria po ndryshon, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu tha se Shqipëria po ndryshon me shpejtësi, por vetëm në Gjirin e Lalzit, pasi ndërsa ky vend pasurohet, investohet dhe zhvillohet, Shqipëria varfërohet. Spahiu e cilësoi këtë zonë bregdetare, si zonën ku vendoset kufiri mes patricëve dhe plebenjve.


Spahiu bëri një thirrje gjithashtu per anullimin e të gjithë procedurave të shitjes së të gjithë reparteve ushtarake në bregdet.