Genci Sinojmeri


Gjirokaster 26 mars 2011 NOA- Koalicioni Aleanca per qytetarin  ka prezantuar diten e sotme ne qytetin e Gjirokastres kandidatin per koalicionin Genci Sinojmeri.


Se bashku me deputetet e ketij qarku Genc Rulin e Vangjel Tavon kreu i LSI-se Ilir Meta eshte shprehur se me zgjedhjet e 8 majit do i kthehen Gjirokastres vlerat e humbura te qytetarise nga bashkaku i shkaterrimit.


Sipas Metes ashtu si Sinojmeri qe perfaqeson qytetarin e denje te ketij qyteti ashtu jane te gjithe kandidatet e zgjedhur nga kjo mazhorance.


Nder te tjera kreu i LSI-se tha se qyteti nuk ka nevoje per beton por per pasion pasi qytetaret duan sherbime dhe jo te kthehen ne sherbetore te politikes.


Nga ana e tij deputeti i Partise Demokratike dhe njekohesisht ministri i Bujqesise Genc Ruli tha se- Aleanca per Qytetarin do te fitoj keto zgjedhje sepse eshte aleance qe ka ne plan te pare interesat e qytetareve.


Sipas tij te gjitha partite e koalicionit i ofrohen qytetarit shqiptar si force politike qe marrin persiper te permbushin kerkesat qe ka qytetari shqiptar ashtu sikurse eshte deshmuar edhe me qeverisjen pasi theksoi ai smund te lejohet qe qyteti i UNESCO-s te mbytet nga plehrat.


Ruli shtoi me tej se Ne kemi perballe aleancen per te ardhmen politike te Edi Rames.


Kandidati i Aleances per Qytetarin i cili vjen nga radhet e LSI-se Genci Sinojmeri deklaroi Ne do te fitojme sepse qendra e programit tone do te jete rimekembja ekonomike e qytetit. Ne jemi te bindur se vetem zhvillimi i turizmit familjar ne kete qytet mund te na coje perpara. Ne do te kthejme taksat e qytetareve ne ndricim gjelberim dhe jo ne betonizim. Qyteti yne eshte nje vlere e UNESCO-s dhe keto vlera jane unikale ne te gjithe boten.


a.y/NOA


Lajme te ngjashmeZgjedhjet e 8 majit gare aleancash regjistrohet dhe koalicioni i majteRuli Zgjedhjet e parakohshme a jane opsion


LidhjeAleanca per qytetarin Bashkia e Gjirokastres genc ruli Genci Sinojmeri kandidati i Gjirokastres qyteti i UNESCO-s rimekembja ekonomike vlerat e humbura