Kujtim Gjuzi, një nga aleatët e Lulzim Bashës në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, është në listën e deputetëve që do të zëvendësojnë të ikurit nga Kuvendi dhe ka pranuar mandatin duke tradhtuar kreun e PD.


Anëtari i Partisë Konservatore është rreshtuar kundër Bashës, teksa në emisionin Të Paekspozuarit ka rrëfyer detaje edhe nga jeta në Çadrën e opozitës.


Sipas tij në kohën kur protestonin në Çadër, para marrëveshjes së 17 Majit, kryeministri Edi Rama e ka telefonuar për të hyrë në zgjedhje si parti opozitare dhe për këtë i ka ofruar një shpërblim financiar.


Kur ishim në Çadër Edi Rama na ofroi 500 mijë euro për tu futur në zgjedhje si parti opozitare, tha Gjuzi, i cili theksoi se nuk pranoi pasi nuk donte të kishte asnjë lidhje me komunistët.