Vizitat e Presidentit te Republikës ne Shkodër dhe ne Pukë kane nxitur sulme te ashpra te PD dhe mediave te djathta te cilat aludojnë për lidhje te kreut te shtetit me PS.


Për ish-deputetin demokrat Aleksander Biberaj, keto sulme ngjajnë me akuzat qe ngrinte Partia e Punës dekada me pare dhe reflekton friken e PD për një lëvizje te re politike brenda te djathtës.


Për Eduard Zaloshnjen, takimet e fundit te presidentit Topi ngjajnë me ture elektorale qe synojnë te godasin PD ne bastionet e saj si ne Shkodër dhe ne Pukë, një strategji kjo e cila përfshin sipas Zaloshnjes edhe dekorimin e Pjeter Arbnorit.


Ndërkohë, Henri Çili lexon tek lëvizjet e presidentit Bamir Topi dhe sulmet e PD, përplasjen normale mes dy forcave politike. Deklarata e presidentit Topi për vazhdimin e angazhimit ne politike edhe pas korrikut te vitit 2012 kur i mbaron mandati i presidentit dhe aludimi për krijimin e një partie te re te djathte ka vendosur ne një stad te ri akuzat e PD ndaj kreut te shtetit./vizion plus