LONDER-“Jam alergjike per cdo Krishtlindje. Cdo Dhjetor kur ngrihen bredhat me zbukurime, sëmurem me gripin e pishës”, pohon Lisa Smith, një instruktore noti nga Londra për agjencinë e lajmeve Dailymail. Për shumë prej nesh, ngritja e pemës së Krishtlindjeve dhe dekorimi i bredhit të jep atmosferë festime dhe të gëzueshme. Por që në adoleshencë, Lisa Smith sapo afrohej atmosfera e Krishtlindjeve ndjehej keq, me një sëmundje që për shumë kohë ngjalli mister tek mjekët. Cdo Krishtlindje, Lisa vërente se i lotonin sytë, kullonin hundët dhe një dhimbje koke të padurushme. Por, vetëm këtë vit ajo zbuloi se është alergjike ndaj Krishtlindjeve dhe konkretisht ndaj pishave e bredhave. 'Nga momenti që kam parë në një dyqan pemën e ngritur kam ndjerë direkt sikur më zuri gripi. Gjendja e rrufës nuk mu nda për shumë kohë. Dhe cdo Krishtlindje e kisha të pamundur të afrohesha tek pema të hapja kutitë, pasi me mbyste kolla”. Ka qënë i fejuari i saj, Phil French, 27, që i sugjeroi të vizitohej, pasi mund të ishte alergjime ndaj Krishtlindjeve. 'Mendova se kjo ide ishte qesharake”. Më pas Lisa kërkoi në internet dhe zbuloi se halat e pishave dhe konkretisht era e tyre kur përziheshin së bashku me dokorimet mund të të shkaktonin alergji. Ajo bëri analizat dhe doktorët I aprovuan se kishte të drejtë për diagnozën, alergji nga pishat. Dhe në fakt lIsa nuk është e vetmja, pohon Dailymail. Sipas një studimi amerikan, një në 7 njerëz kanë alergji të duksme nga pema e Krishtlindjeve. Dr Mike Smith, një specialist mjekësie gjtihashtu alergjik ndaj pemës së pishës shpjegon se ashtu si të gjitha bimët edhe pemët e Krishtlindjeve fshehin një lloj myku që përhap sporet ne ajër, të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Miss Smith tani shmang pemën e vërtetë të Krishtlindjeve dhe përdor një spaj për lirimin e hundëve. (PergatitiD.Bonollari/BalkanWeb)