Ka përfunduar tryeza e ekspertëve të komisionit për reformën në drejtësi. Enkelejd Alibeaj në përfundim të takimit tha se u ra dakord që i vetmi dokument që do të diskutohet është ai i Komisionit të Venecias. Ndërsa në lidhje me draftin e paraqitur disa ditë më parë Alibeaj tha se ai draft u tërhoq.

Alibeaj: Kjo ishte mbledhja e parë për diskutimin e opinionit të Komisionit të Venecias. Pas diskutimeve të gjata, sepse më duhet të them që nuk ishin të lehta, u ra dakord që diskutimi i mëtejshëm është pikërisht ky: Dokumenti i vetëm, bazë mbi të cilën të gjithë ekspertët e të gjitha krahëve të jetë dokumenti, opinioni i miratuar nga Komisioni i Vencias. Dokumnet ky që është i qartë, nuk krijon asnjë lloj keqkuptimi apo dykuptimësie. Opinion që ka thënë qartë se çfardëlloj reformë që duhet të kryhet nuk duhet të kapë sistemin e drejtësisë. Ky është një hap përpara, i drojtur, por është një hap përpara, sepse kjo lloj procedure e instauruar sot shpresoj që të vazhdojë edhe në ditët një vijim.

Drafti i paraqitur disa ditësh nuk është draft i komisionit, është një dokument i ekspertëve, por jo i komisionit. I vetmi dokument që do punohet dhe mund të punohet është i Vencias.