Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një intervistë në studion e ABC News, ka deklaruar se Lulzim Basha fitoi zgjedhjet dhe sipas tij çka ndodhi pas ditës së votimeve, ishte thjesht çështje proceduriale.



Deputeti demokrat, vlerësoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor përbën një fitore të drejtësisë. Enkelejd Alibeaj vlerësoi se reagimi i Edi Ramës ndaj vendimit të Kolegjit ishte tërësisht e pavend.