Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ishte në një seancë dëgjimore me përfaqësues të shoqërisë civile por më pas u largua. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, Alibeaj tha se zhvillimi i kësaj seance ishte një teatër hipokrizie nga qeveria pasi verdiktin për Vetting-un politik ata e kanë marrë. Ai gjithashtu i bëri thirrje Shoqërisë Civile mos të përdoret nga qeveria për qëllime politike.


Mos lejoni të përdoreni, jeni në pozitë të vështirë. Pse Balla del në çdo episod kriminal? Kjo tregon se rritja e kriminalitetit ka lidhje me politikën në vend, – u shpeh Alibeaj, duke iu drejtuar përfaqësuesve të shoqërisë civile. Duket që është instaluar një diktaturë e pastër, pasi sot nuk ka sistem demokratik.


Sipas tij, nisma e opozitës për për Vettingun në politikë, është një iniciativë që ka vetëm një lloj zgjidhje të klasës politike, pranohet ose jo, përballet ose hidhet në kosh. Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i mazhorancës që me gojën e kryeministrit u shpreh publikisht që nuk e pranon Vettingun në politikë, as në përmbajtje, as në frymë. Është një teatër që po zhvillon Komisioni i Ligjeve për ti hedhur hi syve të publikut. Mohimi total i kësaj kërkese ulëritëse emergjente duke na ftuar këtu, është teatër. Ju sduhet të lejoni veten tuaj të përdoreni për fasadë për qëllime politike, tha Alibeaj.


12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)