Turistë dhe udhëtarë që u duhet të kalojnë për në apo përmes Italisë me fluturimet e tyre, janë përballur me vonesa apo anulime të fluturimeve falë një greve që po mbahet nga kontrollorët e trafikut ajror, si dhe punonjësit e tjerë të transportit ajror.


Kompania kryesore italiane, Alitalia njoftoi se kishte anuluar rreth 40% të fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare gjatë kësaj të hëne. Air France, British Airëays, Lufthansa dhe kompani të tjera ajrore anuluan gjithashtu fluturimet e tyre, për shkak të grevës 4-orëshe nga ora 13 deri në 17 që po zhvillojnë kontrollorët e trafikut ajror, si dhe grevës 24-orëshe të punonjësve të këtij transporti.


Kjo është dita e parë e një jave tejet të vështirë për transportin në Itali, ku është planifikuar edhe një tjetër grevë, këtë herë nga taksistët, për ditën e enjte. Në Romë, të shtunën pritet kaos në trafik, kur kryeqyteti italian të presë udhëheqësit e Bashkimit Europian në samitin e 60-vjetorit të bllokut.


20 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)