Don Balon raportoi sot se Juventusi po përgatitet të thyejë rekordin e transferimeve verën e ardhshme, me plot 250 milionë euro për sulmuesin anglez të Tottenhamit, Harry Kane.


Ky lajm ndezi menjëherë fantazinë e tifozëve, por edhe bëri bujë në mbarë botën, por Massimiliano Allegri mohoi gjithçka. Trajneri i Juventusit vlerësoi shumë cilësitë e sulmuesit të Tottenhamit, por u shpreh i bindur se mes tij dhe Higuainit, zgjedh argjentinasin.


Harry Kane është një sulmuesi i ri, shumë i fortë dhe i kompletuar. Çdo trajner do të donte ta kishte në ekip, pasi dihen cilësitë e tij, por ne nuk kemi vend për sulmues tjetër. Në atë pozicion kemi Higuainin dhe nëse do më duhej të zgjidhja, do zgjidhja me bindje Gonzalon, tha Allegri.


12 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)