Miss Shqipëria 2008 Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayman, është çifti që, pa dyshim, ka marrë vëmendjen më të madhe gjatë këtij viti dhe jo vetëm në Turqi. Çifti, që kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre shkurtin e këtij viti, së fundi janë bërë pjesë e kopertinës së revistës shqiptare Living, ku kanë rrëfyer dashurinë e tyre, detajet e martesës, si edhe projektet e ardhshme profesionale.




Almeda dhe Tolga kanë ndarë edhe disa prej fotove të realizuara gjatë këtij seti.



Së shpejti, Almeda dhe Tolga kanë për të marrë edhe një çmim të rëndësishëm. “Çifti i vitit është çmimi që ka përzgjedhur çiftin e preferuar të publikut në Turqi për këtë vit. Siç raportojnë mediat turke, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet ditët e ardhshme. Tolgahan është i njohur në Turqi si personazhi që nuk dorëzohet asnjëherë, por këtë vit, aktori i famshëm ka marrë edhe çmimin dhëndri kombëtar.


Këtë titullin e fundit, Tolgahan e meriton plotësisht pasi njofton në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët për intervistën e tij dhe të Almedës në gjuhën shqipe.