Bukuroshja shqiptare e cila po ecën suksesshëm në Turqi, Almeda Abazi, falë një programi po bën xhiron e botës.




Ajo është bashkëprezantuese me një moderator turk në një program ku vizitohen vende të ndryshme të botës duke treguar kulturën dhe traditat e çdo vendi.

AdPlatformZone = {id: "8bc4ee166",format: "410x0"};


Falë këtij ptogrami Almeda po viziton botën dhe argëtohet në të njëjtën kohë. Ajo ka treguar se gjatë programit bëhet edhe një konkurs në çdo aeroport dhe fituesi viziton vendet e luksit të një shteti me një buxhet prej 10 mijë dollarësh ndërsa humbësi me 100 dollarë, duke mësuar edhe të menaxhojë paratë. Viti që vjen do ta gjejë Almedën në xhirimet e një filmi artistik dhe një telenovele. /Indeksonline/