border="0" width="15" height="15">


(ALBANIA SPORT) – Amarildo Belisha (15 ndeshje këtë sezon) u largua nga Flamurtari. Shkodrani 28-vjeçar mund të nëshkruajë për Vllazninë. Belisha është lojtari i shtatë që largohet nga skuadra vlonjate. Fillimisht u larguan korçari Marjus Ngjela dhe mbrojtësi kroat Marko Bashiç, e më pas para zhvillimit të javës së 17-të Flamurtari përjashtoi brazilianin Flavio Junior, sllovenin Darko Djukiç dhe braziliano-kroatin Robert Alivizh. Së fundi ishte larguar edhe Besmir Arifaj.