Teksti i letres se Ambasades Amerikane derguar dje ne redaksine e Shekulli-t




...Po ju shkruaj per tju informuar qe Ambasada e SHBA ka vendosur te nderprese marredhenien e saj profesionale me gazeten Shekulli deri ne nje njoftim te metejshem. Duke hyre ne fuqi menjehere Ambasada do te anuloje te gjitha pajtimet e saj me gazeten Shekulli dhe stafi i gazetes nuk do te ftohet me per te marre pjese ne aktivitete apo trajnime te sponsorizuara nga Ambasada. Gjithashtu Ambasada nuk do ti dergoje me gazetes Shekulli njoftime per shtyp apo deklarata te Ambasades.




Ambasada e ka marre kete vendim ne pergjigje te nje opinioni nga Ilir Yzeiri botuar ne gazeten tuaj me daten 9 prill me titull Intelektualet dhe Ambasadori i Vogel i nje vendi te Madh.




Me lejoni te jem shume i qarte. Ambasada nuk kundershton ne asnje menyre faktin qe Z. Yzeiri nuk eshte ne nje mendje me disa prej pikepamjeve te Ambasadorit Arvizu apo politiken e SHBA. Ne fakt javen e kaluar Ambasadori Arvizu u takua me disa prej kritikeve te tij me te njohur ne media per te diskutuar politiken e SHBA ne Shqiperi. Megjithate artikulli i Z. Yzeiri shkoi shume pertej kufijve te gazetarise profesionale dhe opinioneve. Perkundrazi kaperceu kufirin dhe u shnderrua ne nje sulm personal te papershtatshem dhe ad-hominem ndaj Ambasadorit Arvizu dhe Shteteve te Bashkuara. Pergojimet e lidhura me racen dhe etnine vecanerisht ishin te pavend per nje gazete e cila pretendon te perfaqesoje opinionin kryesor.




Jam ne dijeni se ne faqet e gazetes per editorialet dhe opinionet ka nje shenim te redaksise per pikepamjet e shprehura. Megjithate nuk ka asnje shenim redaksional qe mund ta shfajesoje kete botim nga pergjegjesia per te mos lejuar artikuj opinioni qe qartazi sulmojne individet mbi bazat e prejardhjes se tyre racore etnike.




Gjate njezet viteve te kaluara Shtetet e Bashkuara kane punuar me organet e mediave shqiptare te te gjitha llojeve per te mbeshtetur krijimin e mediave te pavarura e profesionale ne Shqiperi sepse dime qe nje media e lire e pergjegjshme dhe e pavarur eshte me rendesi kritike per funksionimin e nje shteti demokratik. Pergjegjesia juaj eshte e madhe sepse me gazeten tuaj keni fuqine te ndikoni debatin dhe te informoni qytetaret. Shpresoj qe ne te ardhmen gazeta Shekulli do te marre kete detyre me seriozisht dhe do te ribashkohet me radhet e gazetarise se pergjegjshme...






Pergjigje per letren e Ambasades

I nderuar Ambasador Arvizu

Se pari konsideroni qe kjo pergjigje ndaj letres se Ambasades Amerikane qe ka mberritur dje pasdite ne redaksine e Shekulli-t eshte nje detyrim ndaj lexuesve tane jo ndaj jush.

Nepermjet letres ne fjale u njohem me vendimin tuaj per te nderprere sic shkruani ju marredheniet me gazeten Shekulli.




Besoj jua kane thene edhe keshilltaret tuaj qe ky vendim eshte i paprecedente eshte fare pa kuptim ne sensin juridik por megjithate shume i rendesishem per publikun shqiptar i cili ka nevoje te njohe pikepamjet tuaja mbi demokracine dhe rolin e medias.




Ky vendim sic ju e quani ne letren tuaj me gjasa eshte i pari i ketij lloji ne historine e gazetarise sigurisht i pari qe aplikohet ne Shqiperi ndoshta ne bote nga nje ambasade drejt nje gazete dhe te kujton kohe krejt te tjera por pak rendesi ka kjo.




Ju keni zgjedhur nje rruge ekstreme qe jua keni shkeshilluar me force te tjereve bojkotin. Ju mund te zgjidhnit nje forme reagimi publik normal ndaj opinionit qe kontestoni pra nje replike apo dicka te ngjashme dhe ne do ta botonim ate. Kurse reagimi ne nje forme te tille deshmon nervozizem qe ndoshta ju vjen nga performanca shume e kritikueshme publike qe ju zoti ambasador keni konsumuar keto muaj te qendrimit tuaj ne Shqiperi.




Nese nuk eshte nervozizem dhe ka arsye te tjera atehere thuajani publikut shqiptar arsyet e verteta eshte e sigurt qe do te degjoheni me vemendje.




Per sa i perket opinionit ndaj te cilit ju keni rezerva pra ai me titull Ambasadori i vogel i nje vendi te madh me autor z. Ilir Yzeiri merrni ne konsiderate sa me poshte vijon




Ne i respektojme opinionet dhe kontributin e bashkepunetoreve tane dhe jemi shume te vemendshem ndaj etikes. Me kuptimin qe i keni dhene nje fjalie te ketij artikulli thjesht keni rikonfirmuar qe ju i nderuar nuk e njihni as Shqiperine as shqiptaret. Por nuk po zgjatemi ne kete pike pergjigjen mund ta merrni nga vete autori i artikullit te botuar ne faqet e opinioneve te Shekulli-t. Ajo eshte nje faqe e lire me te gjitha vijezimet e nevojshme per publikimet.




Ne respekt te lexuesit qe ndoshta nuk e ka ne kujtese opinionin ne fjale ne po e ribotojme sot ate me lejen e autorit dhe po ia leme lexuesit te gjykoje nese aty ka pergojime te lidhura me racen dhe etnine sic shkruhet ne letren tuaj.




Se fundmi me lejoni tju pergjigjem drejtperdrejt per disa rreshta qe i konsideroj krejt te panevojshem ne kete leter

- Ju shkruani se keni marre vendim qe citoj stafi i Shekulli-t nuk do te ftohet me per te marre pjese ne aktivitete apo trajnime te sponsorizuara nga Ambasada.

I nderuar mik Po ju njoftoj paraprakisht qe edhe pasi ju te rilidhni marredheniet me Shekulli-n stafi refuzon cdo trajnim te sponsorizuar nga ju apo institucione te tjera.

Vec te tjerash kjo eshte e ndaluar per gazetaret tane.




Ju shkruani me tej Gjithashtu Ambasada nuk do ti dergoje me gazetes Shekulli njoftime per shtyp apo deklarata te Ambasades....

Ju kujtojme qe ne cdo rrethane jemi ne qe vendosim nese do te botojme nje njoftim per shtyp dhe jo anasjelltas.




Ne fund te letres ju shkruani dicka fyese. Citoj Shpresoj qe ne te ardhmen gazeta Shekulli do te marre kete detyre me seriozisht dhe do te ribashkohet me radhet e gazetarise se pergjegjshme.




I nderuar ambasador shte e dyta here qe merrni persiper te fusni Shekulli-n neper klasifikime. Ndoshta eshte rasti tju themi qe gazeta Shekulli ka 15 vjet qe eshte ne opozite. Ju jeni i ri ne Shqiperi u lini radhe te tjereve te gjykojne nese opozicioni yne per te cilin kemi paguar dhe vijojme te paguajme kosto te larta eshte i pergjegjshem apo jo.

Ushqejme si gjithe populli shqiptar ndjenjat me miqesore ndaj popullit amerikan. Mos e mbivleresoni veten dhe mos perfitoni nga kjo ndjenje.




Sic ju kam shkruar edhe ne nje redaksionale te meparshme si kryeredaktor i gazetes ne emer te lexuesve tane ju them se jemi thellesisht te shqetesuar per qendrimet tuaja pas 21 janarit. Per here te pare ne histori ne komentet dhe reagimet e shqiptareve mbi deklaratat tuaja kane nisur te hasen ndjenja shqetesuese antiamerikane.




Pranoni nje sugjerim ashtu si ne pranojme perdite sugjerimet tuaja Nuk ia vlen barra qerane qe per nje qeveri gangsteresh te mbillni ne zemren e nje prej popujve me filoamerikane ne bote ndjesi te tilla.





Adrian Thano
Kryeredaktor i Shekulli-t



Opinioni i kontestuar nga Ambasada Amerikane.




Intelektualet dhe ambasadori i vogel i nje vendi te madh







Nga dr. Ilir Yzeiri



Java qe lame pas u shenjua nga skandali i madh i akuzes publike qe Hysen Shoshori nje hero i rezistences antikomuniste i beri kryeministrit S.Berisha permes transmetimit te nje interviste regjistruar disa vjet me pare nga vete i demtuari.




Nje vend jo te vogel megjithese te shterzuar mori edhe lajmi se disa intelektuale kerkonin nje ballafaqim me dy kandidatet per kryetar bashkie te Tiranes ballafaqim qe u realizua ne nje panel ku rrinin te ngjitur njeri bri tjetrit disa nepunes te larte te administrates publike e private shqiptare dhe profesioniste te njohur gjithashtu dhe kandidati Basha qe ngjante me shume si nje student province qe po mbronte temen e diplomes perpara nje jurie qe nxirrte vecanerisht ne drite portretin e Rektorit te Universitetit te Tiranes Dhori Kule akuzuar kohe me pare nga shoqata e ambientalisteve pse doli ne krah te qeverise dhe mbeshteti projektin per prishjen e nje pjese te Kopshtit Botanik ne emer te ndertimit te Unazes se Madhe.




Perdorja e termit intelektual dhe e rolit qe duhet te luaje ai ne jeten publike u be edhe njehere teme e dites nga disa komentatore te shtypit te cilet here me te drejte e here te nervozuar u shprehen se perdorimi ne kete menyre i nepunesve te larte eshte nje fyerje per ta se perpjekja qe po bente qeveria qe te perdorte edhe kete arme ndaj kundershtarit te veshtire Edi Rama vetem sa e zhvleresonte rolin dhe emrin e intelektualit.




Ne fakt cili mund te jete roli i intelektualit ne shoqerine pluraliste ne nje shoqeri thellesisht te politizuar ku palet e ndara si me thike kane polarizuar gjithcka. Shqiperia ka dhjetera universitete publike e private por ka pak intelektuale qe e drejtojne mendimin publik qe thirren sa here qe shoqeria gjendet ne udhekryq. Keto dite mu kujtuan dy shembuj.




Po e nis nga ai me i fresketi. Bernard Henri Lvi eshte nje filozof me plote kuptimin e fjales dhe nje intelektual i shquar francez me nje ndikim te madh jo vetem ne jeten e vendit te tij por edhe me gjere. Ne nje interviste dhene TV5 Monde disa dite pasi filloi bombardimi ne Libi ai u pyet nga gazetari i cili i tha se a nuk te duket se ju po dubloni ministrin e Jashtem francez se me mbeshtetjen qe po i jepni Presidentit per te sulmuar Gedafin kini krijuar pershtypjen se luften e kini filluar ju




Dhe ai u pergjigj pak a shume keshtu. Une nuk po zevendesoj ministrin e Jashtem. Une isha ne Benghazi me miq te mi profesore universiteti ne kohen kur Ghedafi po sulmonte kete qytet dhe pashe se si po vriteshin njerez te pafajshem. Atehere ngrita telefonin dhe i telefonova presidentit te vendit tim duke i thene se Europa nuk duhet te lere nje gangster qe te vrase popullin e tij.




Pas kesaj Franca nisi te levize dhe ndodhi ajo qe te gjithe e dime. Ky eshte nje model i intelektualit qe mund te jete i kritikueshem nga nje tjeter pikepamje. Ne Shqiperi u vrane kater njerez te pafajshem dhe une nuk pashe asnje nga ata intelektuale qe merrnin ne provim kandidatin Basha te ngrinte zerin. Te gjithe ata qe merren me shkencen e komunikimit e dine se roli i intelektualit ne hapesiren e opinionit publik nis e pervijohet me artikullin e Emil Zola-se Jaccuse - Une akuzoj.




Ne shoqerine pluraliste ky njihet si nje nga kontributet e para te zgjerimit te hapesires publike edhe me nderhyrjen e intelektualeve. shte fjala per ate qe me vone ne literaturen publicistike hyri me emrin eshtja Drajfus. Ne origjine te kesaj ceshtjeje eshte denimi i kapitenit Drajfus i akuzuar se i kishte dorezuar Perandorise gjermane dokumente sekrete.


Me pas u zbulua se kjo akuze nuk ishte e vertete dhe se ishte bere nje gabim juridik.

Ne sfond te kesaj akuze ishte spiunazhi dhe nje fryme antisemite meqenese kapiteni ishte me origjine hebre. E gjithe kjo ndodhte ne kontekstin social te aneksimit te Alzases dhe nje pjese te Lorraines prej gjermaneve. Historia eshte e gjate por ajo ka mbetur ne kujtesen kolektive si rasti ideal ku u perleshen ajo qe quhet raison detat dhe opinioni publik i perfaqesuar nga nje intelektual i kalibrit te Emil Zola-se.




Mjaft te themi qe ne vitin 1906 Gjykata e Kasacionit e shpall te pafajshem kapitenin Drajfus.

Natyrisht keto jane shembuj qe tani rrine neper almanake dhe tekste universitetesh dhe u perseriten studenteve neper leksione. Intelektualet e postdiktatures ne Shqiperi jane rralluar dhe ata te paktet si prof. Qosja ndoshta nuk mjaftojne per te deligjitimuar krimet qe kryhen ne Shqiperi ne emer te antikomunizmit.




Fat i madh eshte se shtypi ka krijuar nje grup te qendrueshem gazetaresh me integritet moral qe gjenden gjithmone ne opozite me cdo qeveri qe hyn e del ne kete vend. Ndersa teatri banal me intelektuale te emeruar e te perdorur nuk eshte ndonje shfaqje e re. Kjo eshte norma e jetes sone publike eshte deshmia e prapambetjes sone tragjike.




Ambasadori i vogel i nje vendi te madh

Ambasadori Arvizu ishte i ftuar ne nje emision televiziv dhe paraqiti edhe njehere performancen e tij si nje ambasador i vogel jo per nga shtati por per nga statura i nje vendi te madh.




Zhgenjimi kur e degjon dhe e sheh kete ambasador nuk eshte vetem menyra se si ai flet por eshte menyra se si na trajton ne shqiptareve. Zoti ambasador ka zgjedhur te heshte dhe te mos fajesoje qeverine shqiptare pse ajo sillet si nje qeveri autokratike qe eshte e pleksur me krimin e organizuar qe ka mbytur tregun dhe qe e kontrollon ate me klientet e vet qe ka mbytur median dhe qe e ka kthyer Televizionin Publik Shqiptar ne nje qender zeri te shemtuar te reparteve ushtarake te kohes se komunizmit.




Por ajo qe eshte me flagrantja ky ambasador ka zgjedhur te mbroje dhe te justifikoje nje kryeminister qe ka ne biografine e tij njehere mbi 3000 te vrare ne krizen e vitit 1997 dhe 30 te vrare te tjere ne ngjarjet e Gerdecit dhe 21 janarit.




Ambasadori i vogel i vendit te madh permendi me cinizem se edhe ne Amerike Garda ka vrare ne vitet 70. Po eshte e vertete dhe shqiptaret e dine se ne Amerike eshte vrare edhe presidenti Kenedi edhe Martin Luter Kingu por askush ne Amerike nuk ka qene ne krah te vrasesve dhe askush ne Amerike nuk ka menduar qofte edhe nje dite te vetme qe te perkrahe vrasesit dhe te denoje viktimat sic beni ju zoti Ambasador. Nga ana tjeter nuk eshte e gjetur perpjekja qe beni ju per tu treguar se jeni nje njeri i dashur me popullin. Ketyre ne shqip ne u themi kinezerira.




Ju e njihni mire psikologjine e kinezeve te Maos dhe heroin Lej Fen. Ju mund te lexoni edhe romanin Koncert ne fund te dimrit te shkrimtarit tone te madh Kadare. Atje vizatohet bukur ajo qe ne i themi kinezeri. Ne fakt historia qe treguat mbreme me ate qe ju bete kur shkuat te darkoni me zotin Kantrimen te Tajvani pra historia qe treguat ju me ate gruan me femijen qe ju e takuat dhe perkedhelet edhe femijen te me ndjeni po nuk ishte e gjetur. Ky lloj populizmi ne Shqiperi nuk ngjit perkundrazi ben efekt te kundert.




Ne shqiptaret e kuptojme shume mire veshtiresine qe ka sot diplomacia amerikane per te ndikuar ne bote. Pas deshtimit ne Irak e Afganistan pas krizes se tmerrshme ekonomike Amerika nuk e ka me ate fuqi qe kishte dikur.




Natyrisht ne e dime shume mire se Amerika nuk mund te vihej ne krye te revolucioneve arabe se ajo u tregua e matur qofte me Mubarakun qofte me Ben Aline se per te nderhyre ne Libi u desh qe iniciativen ta marre Franca.




Pra te gjitha keto ne i mirekuptojme dhe jemi te vetedijshem se Amerika nuk mund te na shpetoje nga autokracizmi dhe nga mafia qe na qeveris. Ne e kuptojme shume mire se per ju eshte i shenjte stabilizimi se demokracia do kohe te mesohet ndaj edhe ju me cinizem na kujtoni shembujt me vrasje te viteve 70 qe kane ndodhur ne Amerike.




Te gjitha keto ne i mirekuptojme ashti sic edhe ju duhet ta dini se ndjenjat tona proamerikane nuk kane te bejne me asnje ambasador te perkohshem qe vjen ne Tirane.

Vetem se ju duhet ta dini i dashur ambasador se me sjelljet tuaja dhe me mbeshtetjen qe i beni qeverise ne emer te stabilitetit po i demtoni ndjenjat proamerikane te shqiptareve.




Ne ate interviste ju do te duhet te pergjigjeshit edhe per nje leter te hapur qe ju ka derguar nje shqiptaro-amerikan i njohur me emrin Geri Kokalari por ju zgjodhet te flisni me nje gjuhe konspirative duke thene shpesh e me shpesh se me kane ardhur disa njerez e me kane thene keshtu me kane ardhur ca te tjere e me kane thene ashtu.




Cilet jane keta njerez qe vijne e ju raportojne zoti Ambasador Uroj te mos jene te pakenaqurit nga opozita.




Do te ishte mire qe ju te mos i dekonspironit keta dashnore te stabilitetit. Nuk kam ndermend te analizoj me detaje intervisten dhe sjelljet tuaja zoti Ambasador. Ajo qe me shqeteson eshte perceptimi dhe imazhi qe ju po krijoni me shpejtesi ne kete vend. Dhe nje pyetje te fundit a e kini pare portretin e Anes vajzes se Ziverit qe u vra me 21 janar




Ne nje shkrim timin ate e kam quajtur Perendesha e dhimbjes sone. Ajo dhimbje qe ndjeva atehere per ate vajze me buze te mbledhura dhe me dy pika lot ne sy nuk me eshte fshitur ende.




Por kur te pashe e te degjova ne ate emision televiziv mu shtua indiferenca ndaj jush dhe ndjeva dhimbje pse Amerika e madhe zgjodhi nje ambasador te vogel ne vendin tim gjithashtu te vogel.