Ambasada amerikane, nëpërmjet një njoftimi në faqen e Facebook ka theksuar se vizat turistike në SHBA nuk duhet të përdoren për të punuar, por për vizita të shkurtra te familjarët apo turizëm.


Vizat turistike duhet të përdoren për udhëtime të shkurtra në Shtetet e Bashkuara, si vizitat tek familjarët apo turizëm.


Kjo kategori vize nuk është për të punuar, ndjekur shkollën apo për të jetuar në Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që jeni duke ndjekur rregullat e vizës kur jeni duke udhëtuar në SHBA! njofton ambasada amerikane.


8 nëntor 2018 (gazetaShqip.com)