Për të gjithë ju studentë që kërkoni një mundësi punësimi në verë, ambasada amerikane në Tiranë ju vjen në ndihmë. Ambasada bën me dije se ofron mundësi të shkëlqyer pushimi dhe punësimi në Shtetet e Bashkuara.


“Studentë universiteti, jeni në kërkim të diçkaje interesante për të bërë këtë verë? A e keni marrë në konsideratë Programin Veror të Punësimit? Është një mundësi e shkëlqyer që studentët të kalojnë pushimet verore në SHBA”, njofton ambasada amerikane në Tiranë.


Por ka edhe një paralajmërim të fundit dhe shumë të rëndësishëm. “Vetëm sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri për vitin e ri shkollor!”, njofton selia diplomatike amerikane në Shqipëri.


26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)