Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka postuar një foto ku i uron rrugë të mbarë ambasadorit Donald Lu. Rrugë të mbarë Ambasador Lu! thuhet në postim krahas fotos.


Në foton e publikuar nga Ambasada e SHBA tregohen disa prej arritjeve kryesore të punës së Donald Lu në Tiranë si Dekriminalizimi dhe reforma në Drejtësi. Po ashtu në foto tregohen edhe dy fjalë të rëndëishme si burgu dhe zgjedhje, ku një prej mesazheve të ambasadoirt Lu ishte arrestimi i peshqve të mëdhenj në Shqipëri.


Në foto tregohet edhe destinacioni i ardhshëm i ambasadorit Donald Lu, Kirgistani, ku Lu do të jetë ambasador i SHBA-ve.


19 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)