Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim shumë të rëndësishëm për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme, të cilët janë të interesuar për të shkuar në SHBA nëpërmjet një programi shkëmbimi.


Në një postim në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane shkruan se afati i aplikimit për Institutin Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2019 është nesër.


Jeni nxënës në shkollë të mesme dhe të interesuar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet një programi shkëmbimi? Afati i aplikimit për Institutin Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2019 në Shtetet e Bashkuara është nesër.


Dërgoni me e-mail aplikimin e plotë në CultureandEducationTirana@state.gov. Për aplikimin dhe më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2Al9OOE, njofton ambasada.


15 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)