Nga Aleksandër Marku
Ambasada shqiptare në Athinë bën të ditur se duke filluar nga data 26.01.2009, të gjitha veprimet konsullore pranë saj do të kryhen vetëm nëpërmjet shërbimit postar. Përvec aplikimeve për pasaportë, prokurat, dhe aplikimet për vizë. 

ATHINE- Ambasada shqiptare në Athinë bën të ditur se në kuadër të rritjes së cilësisë në shërbimet konsullore, me qëllim për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga data 26.01.2009, të gjitha veprimet konsullore pranë saj do të kryhen vetëm nëpërmjet shërbimit postar.
Përjashtohen nga ky rregull vetëm aplikimet për pasaportë, prokurat, aplikimet për vizë si dhe ato veprime për të cilat aktet normative në fuqi, kërkojnë paraqitjen fizike të vetë personit.
Për cdo veprim që do të kryhet, faturat e pagesave (paravola,) duhet të shoqërojë dokumentacionin.
Për legalizimet tarifa është 20 euro. Perjashtohen certifikatat e vdekjes qe jane gratis.
Në rastet e legalizimit të dokumentave(certifikata lindje,vdekje ose dokumenta të tjera të prodhuara në institucionet greke), të interesuarit duhet që detyrimisht të kenë kryer më parë procesin e legalizimit paraprak të këtyre dokumentave në ministritë përkatëse greke dhe në fund në zyrën e legalizimeve në Ministrinë Jashtme greke.Vetëm pasi është kryer ky proces ato postohen për në Ambasadë.
Postimi i dokumentacionit bëhet në zarf të vecantë nga secili person i interesuar.
Me qëllim shmangien e veprimeve abuzive, nuk do të kryhen legalizimet për dokumentacionet e ardhura në grup, me përjashtim të rasteve kur dokumentacioni i përket të njëjtit person ose subjekt. Adresa e dërguesit duhet të shkruhet qartë me shkrim të kuptueshëm e pa korigjime.
Në rastet kur dokumentacioni është i pa rregullt, ai kthehet mbrapsh tek dërguesi për plotësim, së bashku me faturën e pagesës.
Shpenzimet e tarifës postare përballohen nga vetë personi interesuar. Ato duhet të kryhen jo vetëm për dërgimin e postës në Ambasadë, por detyrimisht edhe per rikthimin e zarfit në destinacion.


( Balkanweb)