Duke nisur nga data  21 Dhjetor 2012 Seksioni Konsullor i Ambasadës së
SHBA në Tiranë do të implementojë një procedurë të re aplikimi për vizat
jo-emigruese për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.



Nëpërmjet një njoftimi për median, ambasada amerikane thotë se, ndryshimet në procesin e aplikimit do të jenë thelbësore.

Si pasojë  ambasada parashikon se  nuk do të jetë  në gjendje të ofrojë takime për viza për një periudhë të shkurtër pas 21 dhjetorit.
 
Individët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara në muajt Dhjetor 2012 dhe Janar 2013 janë të lutur të aplikojnë për vizë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të shmangin vonesat që mund të krijohen nga ndërprerja e shërbimeve.

Nuk janë planifikuar ndryshime të tarifës së vizës dhe aplikantët përsëri duhet të paraqiten personalish për një intervistë.
 
Personat që planifikojnë të udhëtojnë për në SHBA në Dhjetor 2012 ose Janar 2013 thuhet në fund të njoftimit,  janë të lutur të aplikojnë për një takim për vizë jo-emigruese sa më shpejt të jetë e mundur.