Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, e zgjedhur në këtë post vetëm pak ditë më parë.


Ka qenë ambasadori amerikan, i cili gjatë orëve të paradites ka shkuar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku u zhvillua takimi që zgjati rreth 30 minuta.


Një ditë më parë, ambasadori Lu takoi edhe Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, të cilët kundërshtuan me forcë zgjedhjen e Arta Markut.


Në takimin që pati me kryedemokratin Lulzim Basha, ky i fundit i përcolli ambasadorit Lu kundërshtimin e prerë të Partisë Demokratike për zgjedhjen, sipas tij, antikushtetuese të një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm.