Muaji i Ramazanit


 Ambasadori-amerikan-n---Tiran---shtron-iftar-480x320Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ky është viti i dhjetë radhazi që ambasada e kryen këtë veprim tashmë i kthyer në ritual. Organizimi nën kujdesin e ambasadorit Donald Lu ka bërë bashkë punonjës të ambasadës, përfaqësues të Myftinisë së Tiranës dhe disa besimtarë e besimtare të moshave të ndryshme. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka vlerësuar këtë organizim një mrekulli të Ramazanit dhe një iftar ndryshe. Mrekullia e Ramazanit, e një ftari ndryshe, me agjëruesit dhe agjërueset në ftarin e shtruar nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Mirënjohje Shkëlqesisë Ambasador Lu dhe stafit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët prej më shumë se 10 vitesh ndajnë Iftarin me ne, shkruan në statusin e tij në Facebook, myftiu i Tiranës.