Karsten Ankjaer Jensen


Tirane 23 janar NOA 8211 Ambasadori i Danimarkes Karsten Ankjaer Jensen akuzoi sot politiken per mos viktimat u shkaktuan ne demonstrate nga paaftesia politike per te zgjidhur situaten.


Tre persona paguan me cmimin me te larte te mundshem paaftesine e politikes shqiptare per te gjetur kompromiset. Nje numer shume i madh personash u plagosen dhe mund te mbartin pergjithmone shenjat e plageve te shkaktuara nga deshtimi i politikes se demokracise shqiptare. Ky fakt thellesisht trishtues duhet te na jape shkak per qetesi dhe reflektim te thelle shprehet ne nje deklarate per mediat ambasadori Jensen.


Ai ka theksuar se e drejta per te demonstruar me mjete paqesore eshte themelore ne demokraci.


do perpjekje per ta kufizuar kete te drejte eshte nje sulm ndaj demokracise. Por dhuna e shkaterrimi nuk mund te justifikohen. As forca e tepruar e ushtruar pa dallim. Ne nje demokraci te vertete eshte ne dore te sistemit te drejtesise te gjykoje dhe jo te politikaneve thuhet ne deklarate.


Ai ka ftuar palet politike qe te marrin pergjegjesite politike. Ai theksoi se PS dhe PD nuk duhet te intensifikojne retorikat mes tyre. Pavaresisht se politika eshte sfiduar serish ai u shpreh se cdo shoqeri atehere kur ajo sfidohet nxjerr ne pah vlerat e saj te verteta dhe forcen e institucioneve te saj demokratike. Ne nje udhekryq te tille une i bej thirrje te forte qeverise dhe opozites te zgjedhin me mencuri ne interes te popullit shqiptar.


a.k/NOA





TagsDanimarka dhuna Tirane