Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së, Luiggi Soreca ka përkujtuar në 28 vjetorin e vrasjes nga mafia, gjykatësin, Giovani Falcone.


basha


Teksa shkruan se Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë, Basha shprehet se ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqipërisë në BE.


Giovanni Falcone është frymëzim për çdo magjistrat të përkushtuar ndaj drejtësisë së vërtetë dhe përparimit të vendit të tij. Ndëshkimi i korrupsionit politik dhe i krimeve elektorale të pushtetarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar, janë parakusht për integrimin e Shqiperise në Bashkimin Europian, shkruan Basha në Twitter.


Me heret ne nje postim ne twitter, ambasadori i BE-se, Luiggi Soreca shkruante: “Kanë kaluar 28 vjet që kur mafia vrau Giovanni Falcone. Por jo shembullin e tij, angazhimin e tij, moralin, idetë e tij. Burrat kalojnë, idetë mbesin. Tensioni i tyre moral mbetet dhe ata do të vazhdojnë të ecin në këmbët e burrave të tjerë .