Një pasaportë egjiptiane që është gjetur pranë Stade de France i përkiste një tifoz futbolli dhe jo një të dyshuari në sulmet, sipas ambasadorit të Egjiptit në Francë.




Ihab Badawi tha se pasaporta i përkiste Waleed Abdel-Razzak, një spektatori i cili thuhet se pësoi lëndime të rënda pas dy sulmeve vetëvrasëse dhe një shpërthim bombe afër stadiumit të futbollit.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Një pasaportë e dytë është gjetur jashtë stadiumit që i përkiste një shtetasi sirian. Kjo pasaportë është thënë se ka qenë përdorur nga një refugjat i cili arriti në ishullin grek të Leros më 3 tetor dhe më pas këtë muaj kishte kërkuar azil në Serbi, transmeton Klan Kosova.




Megjithatë, legjitimiteti i pasaportës nuk është verifikuar. Nuk dihet nëse i njëjti person i cili e përdori atë për të kaluar përmes Greqisë ishte personi i cili ishte i përfshirë në sulmet e Parisit.