Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt, kritikon djegien e mandateve të deputetëve nga opozita dhe shprehet kundër bokotit të zgjedhjeve lokale.


Duke iu përgjigjur interesit të mediave pas një aktiviteti ditën e sotme, ai tha se një veprim i tillë është kritikuar nga të gjithë ndërkombëtarët.


Po ashtu ai e cilësoi edhe si fitilin që i vë flakën sistemit parlamentar.


I pyetur nëse OSBE do i njohë zgjedhjet lokale, në rast bojkoti të opozitës, ai tha se, Kjo varet nga mënyra se si shkojnë zgjedhjet, si zhvillohen ato dhe gjetjet e vëzhguesve tanë. Ne pikë së pari nuk nxisim aspak bojkotin zgjedhor.


Sipas tij, për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabiltetit në rajon dhe tani shihet një veprim i paprecedentë në parlament.