Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mc Iluhan, i sugjeron qeverisë të përmirësojë klimën e biznesit, kryesisht në sektorët problematikë. Sipas saj, në këtë vit të vështirë ekonomik për të gjithë globin, Shqipërisë i duhet të vijojë reformat që të tërheqë më shumë investitorë të huaj. “Ne shpresojmë që qeveria do të vijojë me reformat, në ato sektorë problematikë të cilët ne i dimë që ekzistojnë. Është e rëndësishme që qeveria të përqendrohet në përmirësimin e kuadrit ligjor, si në tendera apo në fushën e licensimeve për zbatueshmërinë e kontratave. Në këtë mënyrë investitorët do të jenë më të motivuar për të investuar”,- u shpreh Mciluhan. Gjatë një takimi me biznese të Dhomës Britanike të Tregtisë, ambasadorja tha se qëllimi i qeverisë së saj është të mbështesë Shqipërinë në anëtarësimin e Bashkimit Europian. Por sipas saj ky proces nuk kërkon vetëm plotësimin e kritereve politike, por edhe ato ekonomike.


Qeveria: Gati projekti “Linja unazore e Shqipërisë së Jugut”

Në mbledhjen e saj të djeshme, qeveria miratoi në parim marrëveshjen mes palës shqiptare të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Gjermanisë të përfaqësuar nga banka “KfË”, për bashkëpunimin financiar në kuadrin e disa projekteve në sektorin energjetik në vend. Kryesori mësohet se është ai i “Linjës unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore”, me një hua prej 11.250.000 eurosh, e cila jepet në bazë të protokolleve të viteve 2006 dhe 2007. Ky projekt, njeh edhe një kredi tjetër prej 37.750.000 eurosh, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008. Ndërsa projekti i dytë i miratuar është ai “Linja 400 kV Shqipëri-Kosovë”, me një hua me kushte të favorshme me vlerë deri në 42.000.000 euro, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.



Interesat bankare
Banka e Shqipërisë
Përditësimi i fundit: 09.02.2010

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.81%
12M 12-mujor 7.66%
6M 6-mujor 6.62%
3M 3-mujor 5.56%
1M 1-mujor 5.19%
1Ë njëjavor 4.94%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.77%
1Ë njëjavor 6.22%
o/n njëditor 5.84%
12M 12-mujor 9.46%
6M 6-mujor 8.22%
3M 3-mujor 7.29%

11 Shkurt 2010