Ambasadorja çeke në vendin tonë, Bronislava Tomasova, duke folur në Shkodër, tha se protestat dhe grevat dëmtojnë shanset e Shqipërisë për marrjen e statusit të kandidatit në qershor.
Tomasova tha se politikanët duhet të punojnë për popullin, jo për vetën e tyre.
Polarizimi i shoqërisë i ka dëmtuar shanset e Shqipërisë për të ecur përpara drejt integrimit, tha ajo.
Ky qëndrim i prerë i një diplomateje vjen në një kohë kur Partia Demokratike po përdor çdo mjet për të penguar marrjen e statusit në qershor.
Si të mos mjaftojë kjo, situata në BE është rënduar për shkak të rezultateve në zgjedhjet e fundit europiane.
Disa parti euroskeptike kanë shënuar rezultate pozitive, duke shtuar frikën se procesi i zgjerimit të BE do të ndalojë.