Sipas ambasadores britanike në Tiranë, qeveria e mëparshme ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të luftuar trafikimin njerëzor, por ka nënvizuar faktin që ende nuk mund të konsiderohet një situatë e përfunduar. 

TIRANE- Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham konsideron se trafiku sidomos i grave dhe fëmijëve vazhdon të mbetet një problem për Shqipërinë. Sipas ambasadores britanike qeveria e mëparshme ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të luftuar këtë fenomen, por ka nënvizuar faktin që ende nuk mund të konsiderohet një situatë e përfunduar.
“Trafiku i grave dhe fëmijëve vazhdon të mbetet një problem për Shqipërinë. Qeveria e mëparshme bëri përpjekje serioze kudër këtij fenomeni, janë hedhur hapa të rëndësishëm por ende nuk është një situatë e përfunduar. Sikur edhe një fëmijë apo një grua e vetme e trafikuar të evidentohet, kjo është shumë” deklaroi Ambasadorja McIlwham.

Deklarata e saj u bë në festivalin ndërkombëtar të filmit për të drejtat e njeriut në Akademinë Marubi, ku sot u shfaq filmi i mbretërisë së bashkuar “2 vajza të vogla”.
(e.n/Balkanweb)