Një aksident i rëndë është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një hekurudhe në Poloni. Aty shihet sesi ambulanca pasi ka kaluar shinat e para është ndaluar nga trau i dytë dhe ka mbetur në mes të vendkalimit të trenit.


Në përpjekje për t’u kthyer mbrapsht shoferi i ambulancës nuk ka arritur dot të evitojë aksidentin duke u përplasur nga treni.



Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Poznan. Mediat polake raportojnë se në ambulancë ndodheshin dy persona të cilat si pasojë e përplasjes së fortë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.