Ngricat


ngrica kanadaNjë stuhi e ashpër akulli ka sjellë dëborë dhe shi të ngrirë në qytetin më të madh të Kanadasë, Toronto, ndërsa e gjithë Amerika e Veriut përballet me një dimët të pazakontë. Së paku 11 vetë raportohen të vdekur në aksidente të lidhura me ngricat në SHBA dhe Kanada. Disa qindramijëra  njerëz kanë humbur lidhjen me rrjetin e energjisë elektrike ndërsa pasagjerët janë bllokuar nëpër aeroportet e zonës sepse dhjetëra fluturime janë anuluar.


Edhe linjat hekurudhore po hasin vështirësi të shumta dhe vonesa. Vlerësohet se zona është mbuluar nga një shtresë ngrice 10 deri në 30 milimetra mbi pemë dhe sipërfaqe të tjera. Shtresa akulli kanë rënë nga ndërtesat për tu përplasur me makinat në rrugë. Kryebashkiaku njoftoi se nuk po e shpall ende gjendjen e jashtëzakonshme.


Ky shkrim Amerika e Veriut nën kthetrat e dimrit u publikua me pare te Gazeta SHQIP.