Një prej vendeve më të mëdha të botës, SHBA mund të krenohet gjithashtu edhe me vende pothuajse të paprekura, ku bukuritë e natyrës janë të atilla sa të zhysin në dyshime nëse je përpara një fotoje apo një pikture, shkruan Top-Channel
Ditën e martë, në faqen e tij në Instragram, disa imazhe përrallore u publikuan nga Departamenti i Brendshëm Amerikan, i ngarkuar me mbrojtjen e pasurive tokësore, ujore dhe jetës së egër të vendit.
Nga Kanioni i Madh në parqet kombëtare, këto janë disa prej imazheve më mbresëlënëse të SHBA-ve. P.K