Nga Oltion Spiro 

Ja dhe zgjedhjet ne amerike po zhvillohen. Gjithçka eshte gati per një rilindje të re. Që nga vullneti për të mbyllur një kapitull të dhimbshëm, ta vrazhdë, të egër, pa pashpirt, ashtu dhe aq të vendosur, të prerë ku politika diktohej nga një vullneti i fortë. Tetë vjet mund për të rivendosur një hegjemoni paksa të zbehur të Amerikës, por që në fakt e futi atë në një qorrsokak, ku lufta e Irakut ishte preludi, ndërsa kriza ekonomike epilogu…
Gjithçka është gati. Është gati dhe dëshira e amerikanëve, të të gjitha ngjyrave për t’u riafruar me botën, për të ngjallur shpresën e njerëzve kudo në rruzull se Amerika është këtu, se amerika nuk është vetëm gangsterizëm, egoizëm dhe arrogancë. Është edhe mundësi, shans, emancipim si vetjak ashtu dhe shoqëror, është liri. Amerikanët janë gati të ripajtohen me botën dhe të rimarrin rolin e tyre drejtues në një botë shumëngjyrëshe ku shumëkush kërkon idealizëm nga politikanët, korrektesë, komunikim, vlera këto të zëvendësuara nga brutaliteti i kapitalit në trajtën e tij më sublime, nga ideja se bota është e njëtrajtshme dhe se në këtë kuptim ka vetëm miq dhe armiq.

Amerikanët janë gati të pajtohen me vlerat që kërkon çdo njeri që sheh si shpëtim të rruzullit, në këto momente deçisive, dëshirën për të rregulluar ambjentin ku jetojmë, dëshirën për të folur me tjetrin, jo për t’i prerë ëndrrat, dëshirën për të hapur kufijtë, jo për të ngritur barriera, dëshira për ndryshim.

Amerikanët këtë e kanë kuptuar. Tashmë ata duhet t’i tregojnë botës që përfundimisht duan të futen në mijëvjeçarin e ri me ide të reja me frymë të re, me dëshirën për të mos lënë asnjë mënjanë në zhvillimet e vrullshme njerëzore që po karakterizon këtë shekull të ri.

I mbetet për detyrë tashmë popujve kudo në botë, ose të paktën atyre që jetojnë në regjime të deklaruara demokratike se duhet të kuptojnë mesazhin që po dërgohet nga kutitë e votimit të amerikë. Populli që ka mishëruar më së miri demokracinë plulariste në botë poi bën të ditur popujvë te tjerë se nuk duron dot më tiraninë e një njeriu, mungesën e kulturës demokratike, institucionale dhe mungesëne dialogut me atë që quhet një ditë armik dhe të nesërmen mik. Mesazhi është i qartë, nevojiten njerëz të ndërgjegjshëm për të drejtuar një vend, kurajoz, me vullnet dhe që nuk u mungon aftësia dhe dëshira për të kuptuar se disa kufij duhen respektuar, kufi jot ë krijuar në mënyrë absurde, po kufij të diktuar nga vet regjimi demokratik ku të gjithë duan dhe duhet të jenë pjesë.

Zgjedhjet në amerikë dhe zgjidhja që do japë populli amerikan do të jetë një grusht i fortë drejtuar drejtuesve arrogantë të shteteve, të cilët, për t’i shfajësuar panë të lidershipi amerikan i vjetër një model udhëheqjeje, dhe që filluan të trajtonin gjënë publike si cifligun e tyre. Nga këta udhëeqësa ka akoma, dhe vazhdojnë të përhapin idetë e tyre që po u kushtojnë shumë popujve nëpër botë. Nuk është rastësi që ata që kanë përkrahur luftën në Irak janë ata që kanë probleme me demokracinë në vendet e tyre.

E magjithatë, zgjedhjet në Amerikë dhe zgjidhja që do të japë populli amerikan duhet t’i shërbejë dhe popujve të këtyre shteteve të kuptojnë se ekzistojnë mundësi çlirimi nga vargonj të tillë absurdë. Amerika po tregon se kjo bëhet me votë, dhe kjo është mënyra demokratike për të larguar cdo dhunes të lirisë. Po ata duhet të dinë që liria nuk ka cmim, ajo nëse i merret dikujt ai ka tërësisht të drejtë ya kërkojë atë, dhe nëse ajo nuk i jepet arbitrarisht, reagimi duhet të jetë po aq arbitrar. Nuk bëhet fjalë për teori subversive, jo. Bëhet fjalë për një pasazh të vet deklaratës e pavarësisë së amerikës, pasazh i cili duhet të shërbej si far ndricues për cdo njeri që kërkon atë që i takon, lirinë dhe vullnetin për të zgjedhur.

(d.b/BalkanWeb)