Mesfushori


Amir AbrashiMesfushori i përfaqësueses shqiptare, Amir Abrashi, është një nga emrat më të spikatur të këtij edicioni në Bundesligën 2. Shumëkush e cilësoi një hap mbrapa në karrierë kalimin e futbollistit nga Grasshoper te Fraiburg, meqë ky ekip luante në Bundesligën 2. Por Abrashi i është bashkuar një projekti mjaft interesant dhe fitues, pasi një javë para mbylljes së fazës së parë, ekipi i tij kryeson Bundesligën 2, ndërsa mesfushori është kthyer në protagonist kryesor në lojën e skuadrës. Ai ka luajtur të 16 ndeshjet e këtij sezoni, ndërsa kryeson një statistikë mjaft të veçantë të kampionatit, sepse është futbollisti që ka vrapuar më shumë nga të gjithë. Në 16 ndeshje, mesfushori ka kaluar kuotën e 190 kilometrave të përshkruara në fushën e lojës, duke vërtetuar se pse trajneri Straih e ka cilësuar si “mushkërinë” e skuadrës së tij. Pikërisht puna e palodhur e mesfushorit e ktheu Abrashin në një nga emrat më të preferuar të trajnerit De Biazi në kombëtaren shqiptare të futbollit, ku ai tashmë është një titullar i padiskutueshëm.


Ky shkrim Amir Abrashi, kryesues dhe “maratonomak” në Bundesligën 2 u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.