Unë i mbaj për vete idealet, sepse pavarësisht gjithçkaje, vazhdoj të besoj se njerëzit janë të mirë në zemër.


Kështu shkruan në ditarin e saj Ana Frank. Historia e vajzës e cila me ditarin e saj vazhdon të tronditë botën do të vijë premierë në Teatrin Metropol më 15 nëntor nën regjinë e Armela Demaj dhe kostumografi nga Jonida Beqo.


Në role kryesore interpretojnë Vanesa Guri, Myzafer Zifla, Klea Konomi, Ketjona Pecnikaj, Bruno Shllaku, Marjana Kondi, Roerd Toçe, Marius Dhrami, Edvin Mustafa, Paola Xhafa. Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Mario Bali, Dinorah Beqiraj, Ezra Vogli dhe Valdano Bajrami.


Ditari i Ana Frank është historia e Ana Frank dhe familjes së saj hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vepra e shkruar nga dy autorët në Frances Goodrich dhe Albert Hackett, teksti fitues I çmimit Pulitzer, sdo ti sjellë publikut një copëz reflektive nga jeta e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore në Teatrin Metropol jo si një qasje klasike, historike por e ndërthurur edhe me realizimin magjik, me atë se çfarë ndodh realisht me hebrenjt.


Ditari i Ana Frank është një vepër universlae, pavarësisht se ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore, 60 vjet më parë, që nuk është shumë larg në fakt. Është një histori universal, saqë po të shohësh në Shqipëri histori paralele e njëjtë ka ndodhur me çamët gjatë fillimit të shekullit të kaluar. Është duke ndodhur aktualisht në Lindjen e Mesme, kështu që historia e Ana Frank dhe familjes së saj është një histori që përsëritet. Ndaj ne kemi zgjedhur që në shfaqjen tonë të mos flitet specifikisht çfarë ju ndodhi hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, port ë trajtohet atë çfarë I ndodhi njeriu si qenie, atë çfarë njeriu i bëri njeriut dhe vazhdon ti bëj për shkak të ngjyrës, besimit, për shkak të bindjeve politike, preferencave sociale etj.


Zëri përfaqësues i të gjithë këtyre njerëzve, atyre që kanë ikur dhe atyre që do vijnë është pikërisht Ditari i Ana Frank, një vazjë në fillim 13-tave dhe më pas 15 vjeçare që është tarshëgimi historike materiale e një lufte të çmendur dhe një çmendurie kolektive. Ne njerëzait, jemi aq sa qenie të mrekullueshme, njëkohësisht kemi potencialin për të qenë mizor. Zëri i Ana Frank është zëri I ndërgjegjes sonë shprehet regjisorja Armela Demaj. Historia e familjes Frank Më 1940 Gjermania pushtoi Holandën dhe filloi menjëherë zbatimi i ligjeve antihebreje.


Babai i Ana Frankut, i frikësuar për familjen e tij me prejardhje hebreje, ra në ujdi me bashkëpunëtorët e biznesit të tij për ta vazhduar punën në një vend të fshehtë, ku edhe do të fshiheshin derisa lufta të përfundonte. Ata shpresonin se lufta do të përfundonte shpejt, por nuk ndodhi ashtu. Iu desh të qëndronin për më shumë se dy vjet radhazi në vendin ku fshiheshin. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej, Anës i dhuruan për ditëlindje një ditar. Ajo e quajti ditarin e saj Kiti dhe shkruante në të gjithçka i ndodhte asaj dhe familjes. Askush nuk e di saktësisht se si ndodhi që pas dy vjet e gjysmë strehimi, dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank.


Nazistët shkuan në vendin ku gjendeshin Frankët, i morën dhe i dërguan në një kamp përqendrimi. Miep Gies, mikesha e familjes Frank, e gjeti ditarin e Anës dhe e fshehu në një vend të sigurt, pasi shpresonte që Ana të kthehej pas përfundimit të luftës. Por kjo gjë nuk ndodhi. Nga familja Frank mbijetoi vetëm babai i saj, Otoja. Gruaja e tij u vra në Aushvic. Ana dhe motra e saj më e madhe humbën jetën në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, vetëm disa ditë përpara se kampi të lirohej.


Oto Franku, me sugjerimin e disa miqve të tij, lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu, Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia, ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor. Ditari Anne Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944. Në të vërtetë, ajo nuk kishte ndonjë mik të afërt me të cilin mund të fliste, ndaj në ditarin e saj i shkruan për të gjitha përjetimet e veta një shoqeje imagjinare, me emrin Kiti.


Këto shënime, ku ajo nxirrte dufin e atyre ditëve të zymta dhe të rënda, ishin shkruar vetëm për Anën, deri në pranverën e 1944-ës, kur Bolkenshtajni, atëherë ministër i Arsimit në mërgim, tha në radio se të gjitha dëshmitë e vuajtjeve të popullit holandez gjatë pushtimit gjerman, do të mblidheshin dhe do të botoheshin pas mbarimit të luftës. I ati, pas luftës dhe zhdukjes së gjithë familjes në kampet e përqendrimit, vendosi ta botonte këtë ditar, që shumë shpejt u bë një nga dëshmitë më të forta dhe rrëqethëse të Shoah-ut. Kështu, Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia, ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor.


13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)