Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është fajtor pse sot ekzistojnë ish-të përndjekurit politikë, por persekutimi që sot ai i bën kësaj kategorie është shumë më e rëndë sesa mëkati i veteranëve të LANÇ-it

A e bëri veza pulën apo pula vezën?! Kështu mund të vazhdojnë të pyeten Fuga me Mrikën, por në asnjë mënyrë ish-të përndjekurit politik të regjimit të Enver Hoxhës. Jo sot, kur është shpikur edhe veza në formë pluhuri, dhe janë dëshmuar gjithë ato krime të kuminizmit. Komunizmit, të cilin e sollën ata që ishin ulur në krah të përndjekurëve politik në spketaklin e Edi Ramës dhe sot quhen veteranë të LANÇ. Veteranët, pa të cilët nuk do të kishte përndjekej politike, dhe nuk dihet se më këtë do të ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në spektaklin tragjikomik të mbrëmjes së të shtundës. Por çfarë kërkuar ish-të përndjekurit me Krijuesin, para moderatorin të këtij spektakli të pakuptimtë. Për t'i thënë falemnderit pse jep shpërblimin e fundvitit nga xhepi i parave të shqiptarëve, apo për të qenë të nderuar siç tha njëri nga kjo Ndërmarrje, se ishte i nderuar për respektin e dhënë nga kryeministri i Shqipërisë.

Krijuesi
Veteranët e LANÇ mund të kenë shumë mëkate gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, kur etja për pushtet edhe u kishte mbyllë sytë, për të vrarë kokat më të ndritura të kombit që nesër do të jenë rivalët e tyre politik; Por, kur e morrën në grusht pushtetin, dhe kur nuk kishte se kush ti rivalizoj më, asnjë shuplakë ose grusht që i është dhënë qytetarit shqiptar nuk arysetohet! Dhe të mos flasim për marrëzirat që solli komunizmi, markzismi dhe lenizimi si dhe kinezërirat tjera që sollin Enveri dhe Nexhmija Hoxha, ky Krijues i një shtrese politike që nesër do të quhet ish-i përndjekur politik. Nga i cili nuk do të ketë turp vetëm Krijuesi dhe trashëgimtari i tij, ndërsa gjithë pjesa tjetër e shoqërisë do të mundohet të bashkndjejë vujatjen e kësaj kategorie njerëzish që me arrdhjen e demokracisë do të konstatohet se është në numër të konsiderueshëm.
E Krijuesi nuk do të ngopet! Me të kuptuar natyrën e tranzicionit që po zinte vend me rënien e regjimit të Nexhmijes, Ndërmarrja do të vazhdoj punën me të kuptuar se nuk kanë arsye të fshihen, nga asnjëri prej atyre që kishin keqtrajtuar, përdhunuar dhe vrarë. Vërtetë ky numër ishte shumë i madh kur kemi parasysh edhe familjet e tyre, por hakmarrja dhe arysetimi i kësaj kategorie ishte analizuar edhe në detaje. Krijuesi që dje kishte arritur të arrestoj dhe përçmoj të arrestuarin edhe në sy të familjes, të fabrikoj spiunë edhe nga vet kjo familje, vazhdoi me persekutimin psikologjik duke i tundur dosjet të gjithë atyre familjarëve që nuk i kishin rezistuar produktit të Krijuesit. Dhe a ishte me të gjithë i tillë?! Jo! Krijuesi gëzonte dhe gëzon respekt të jashtëzakonshëm për "dëshmitarët e LANÇ", pra veteranët, këta vrasës që në emër të antifazhizmit nuk vranë fashist por vëllezerëit e tyre shqiptar që nuk ishin të majtë dhe nuk pranuan komunizmin si kompromis për pajtim kombëtar. E për këtë kategori të shoqërisë shqiptare, Krijuesi rezervoi një privilegj të jashtëzakonshëm që përkthyer në mirëqenie sot quhet strehim dhe pension, duke mos harruar se produkti që solli lufta e tyre LANÇ do të vazhdojë të quhet vuajtje dhe mjerim. Kësaj kontrate Veteran-Krijues, ky i fundit i qëndroi besnik, madje me kalimin e kohës dhe viteve në tranzicion, vujatja dhe mjerimi u bë shumë më e sofistikuar dhe goditëse se sa që e kishte menduar vetë Enver dhe Nexhmije Hoxha. Dhe në momentin kur i Përndjekuri politik filloi të gëzoj të gjitha atributet e ish-të përndjekurit politik, ai u shtyp, përçmua dhe u la në mëshirën e fatit, për ta kënaqur me një grosh lekë, ose për ta qetësuar me një grosh valium. Por jo vetëm kaq! Krijuesi u kujdes që edhe këtë Ish-të përndjekur ta bëjë demokrat e me raste edhe si ish-tashëgimtar të Kirjuesit, pra, socialist! Për të kujdesur për këtë të fundit, që ta përdor edhe si armë kundër të gjithë atyre që vazhdojnë të jenë të vetëdijshëm që e gjithë e keqja u ka ardhur dhe vazhdoj t'iu vjen nga komunzimi.

Ish-të përndjekurit
Në momentin kur morën damkën "ish-të përndjekur", kjo kategori e shoqërisë shqiptare mori fund. E sapodalë nga birucat e komunizmit, e ç'orientuar si nga gjendja në të cilën e gjetën Shqipërinë e lirë, ashtu edhe klima me të cilën u pritën nga vujatësit e "lirisë komuniste", të përndjekurit e Enver dhe Nexhmije Hoxhës për një kohë shumë të shkurtër shkuan në pronësinë e së kaluarës. Krijuesi ishte kujdesur që edhe liria e tyre të jetë nën kontroll, dhe për fatin e tyre të keq dhe gjithë shoqërisë shqiptare, gjithë ky masterplan shovinist përfundoi me shumë sukses! Antikomunizmi i ish-të përndjekurëve politik nuk kishte se si të përfundoi ndryshe përveç se te e djathta shqiptare, e cila në frymën e saj, si çdo e djathtë shqiptarë, e trajtoi këtë kategori të shoqërisë shqiptare, si çdo grup vunerabël që e trajton nëj e djathtë e mirëfilltë. Por edhe për këët detaj të vogël Krijuesi kishte qenë shumë i kujdesshëm! Kur erdhi momenti që kjo kategori e shoqerisë shqiptare të trajtohet më mirë nga një shtet i konsoliduar shqiptar, Krijuesi nuk heshti por e kundërshtoi, ndërkohë që damarët e gjyqësorit shqiptar kishin zënë vend të gjithë ata shqërbëtor që nuk do të lejonin atë që po ndodhte në ish-bllokun e Lindjes, hapjen e dosjeve. Pse nuk e mbështeti trashëgimtari i Krijuesit, PSSH, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurëve politik ishte e qartë, por askush nuk e kishte menduar se edhe për këtë dëmshpërblim ishte përgatitur diversion. Dhe jo një diversion sa për sy e faqe, por një diversion që do ti bie kokës, të djathtës dhe familjes shqiptare e cila kishte vuajtur më shumë se një gjysëm shekulli nga Krijuesi i jetës së mjerueshme shqiptare. Kështu në mesin e ish-të përndjekurëve politik filluan të krijohen edhe paknaqësi për ata që për më shumë se njëzetë vjetë kishin mbështetur kauzën e tyre, jo për të rezultuar me krijimin e një rryme të vetme për të mirën e kësaj kategorie shoqërore, por për çudi për rikthimin e Krijuesit në pushtet. Për fat të keq kjo edhe ndodhi! Me premtimin se Krijuesi do të kujdeset për Viktimës, Partia Socialiste e Shqipërisë në krye me Edi Ramën erdhi në pushtet jo për të kërkuar falje për krimet e bëra, jo për të spastruar administratën nga persekutorët e krimeve të komunizmit, jo për ta spastruar një herë e përgjithmonë gjyqësorin shqiptarë që gëlon nga spiunët dhe shërbëtorët e Krijuesit, por për të ndryshuar radhët e ish-të përndjekurëve politik. Ata që sot gëzojnë statusin e bashkëpunëtorit të Krijuesit dhe vijnë nga rradhët e ish-të përndjekurëve politik, nëmbremjen e 27 Shtatorit i dhanë një kontribut të veçantë Edi Ramës, jo për ta dëshmuar antikomunizmin e kryeministrit Rama por për ta plotësuar dëshirën e Krijuesit, duke ulur persekutorin dhe viktimën në një sofër. A e arriti Krijuesi këtë qëllim?! PO! Sepse të Përndjekurit politik vazhdojnë të trajtohen si ish-të përndjekur politik deri aty ku këtë e vendos Edi Rama dhe jo sa janë perseketuar këta njerëz të pafajshëm. Dhe, pse të përndjekurit pranojnë të ngrenë dolli me Persekutorin, këtë vetëm Edi Rama nuk ka faj, përkundër vullnetit të Krijuesit...