Në prag të festave të fundvitit, kryeministri Edi Rama, i cili është gjendur në pozitë të vështirë në debatet e njëpasnjëshme me studentët në fakultetet përkatëse, ka vendosur në mënyrë surprizë të mbledhë Kryesinë dhe Asamblenë e Partisë Socialiste.


Mësohet se Rama ka dhënë urdhër që mbledhja e Kryesisë së PS të zhvillohet në datën 24 dhjetor, ndërsa në datën 28 dhjetor është vendosur mbledhja e Asamblesë.


Duke qenë se jemi në mbyllje të 2018-ës, pritet që në fokus të këtyre mbledhjeve brenda familjes së majtë të jetë aktiviteti përgjatë gjithë vitit, me një analizë të mundshme që mund të bëhet për qeverisjen.


21 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)