Carlo Ancelotti e ka komentuar natyrshëm ndeshjen me Atletico Madridin. Trajneri italian ka thënë se në ndeshjen kthyese Reali duhet të luaj 45 minutat e pjesës së parë.
"Nuk është rezultat aq i mirë. Kemi luajtur mirë në pjesën e parë dhe është dashur që të shënonim, por jemi të kënaqur me performancën. Duhet të provojmë ta përsërisim performancën e pjesës së parë në ndeshjen e kthimit në stadiumin tonë" ka thënë Ancelotti./Indeksonline/