Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Espanyolit, si fillim ka përgëzuar skuadrën e Barcelonës për titullin në La Liga.




Barcelona arriti që një xhiro para fundit të kampionit, të siguroi titullin e 23-të të Spanjës në histori të klubit.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


“Së pari, urime skuadrës se Barcelonës dhe kolegut tim Luis Enrique për titullin. Ne pjesën e parë të sezonit ne kemi luajtur shumë mirë, por pjesa e dytë ishte e komplikuar për ne."




“Unë do të doja ta fitojmë garën më të rëndësishme, e cila është Liga e Kampionëve. Megjithatë, do të ishte mirë po ta fitonim edhe La Ligën, këtë vit ne ishim shumë afër, por do të përpiqemi përsëri në vitin e ardhshëm”./Indeksonline/