Andrew Visnevski një personalitet botëror i teatrit i bashkohet qëndrimeve pro kandidaturës së aktorit Laert Vasili për drejtor të Teatrit Kombëtar. Në një mesazh drejtuar autoriteteve shqiptare, Visnevski shkruan se Reputacioni i tij si një artist i mirë i teatrit parapritur takimin tonë, për të punuar më pas së bashku. Personalisht e kam njohur Z. Vasili që në vitin 2010. Së bashku kemi krijuar Ditarin e një të çmenduri nga Gogol për Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tiranë, ku e ndërtova pjesën në gjuhën greke.


Arritja e tij si aktor i kalon kufijtë kulturor e kjo ishte diçka e dukshme gjatë këtij festivali, shprehet Visnevski. Regjisori dhe bashkëdrejtues i Rada, Andrew Visnevski është një nga zërat më të rëndësishëm në botën teatrore. Andrew Visnevski 1953 u lind në Romë nga prindër polake. Shfaqjet kryesore i ka realizuar me kompaninë Cherub të Londrës me të cilën ka shëtitur në gjithë botën. Ka vënë në skenë rreth 35 vepra. Visnevski është pedagog dhe regjisor në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik në Londër RADA dhe drejton kompaninë private Teatri i gjallë Alive Theatre.


Teatri është art edukim ndriçim i mendjes. Teatri shpreh arritjet më të mëdha të mendjes dhe shpirtit njerëzor. Aktorët i japin formë vizuale dhe shprehëse. Teatri na pasuron na bën të mendojmë për përvojat njerëzore për njohjen e tyre. Kështu që nuk ndihemi vetëm në botë, do të shprehej Visnevski gjatë qëndrimit vite më parë në Tiranë, duke vazhduar se teatri është ajo përvojë unike që e bën njeriun të ndjejë përvojën e tjetrit e të ngjashmit e vetë, është një formë e veçantë arti që të hap sytë mendjen për të parë shpirtin njerëzor.


7 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)