Që kur mediat dhe portalet mësuan lidhjen e dashurisë së Andrra Destanit dhe Sinan Hoxhës, nga ky i fundit hoqën dorë. Të gjitha ngacmimet artistike u harruan dhe lajmet për çiftin ishin vetëm pozitive. Ëmbëlsia e bukuroshes ra në sy menjëherë dhe, edhe sikur të doje, nuk gjeje gjë për ti sharë. Këtë gjë e ka vënë re këto vite edhe vetë Sinani, sepse e pranoi këtë të shtunë ndërsa ishte i ftuar bashkë me Seldin në Xing me Ermalin.


Pasi pranoi se portalet prej kohësh shkruajnë vetëm lajme të mira për çiftin, Sinani ia faturoi Andrrës meritën: Mendoj se është meritë e Andrrës. Ajo reflekton pozitivitet me paraqitjen e saj dhe portalet e kanë marrë me sy të mirë. Ne e themi jetën bashkëshortore dhe familjare dhe portalet kanë qenë shumë dashamirës karshi nesh… tha Sinani, por pa i harruar ngacmimet e shumë viteve më parë: Ndërsa nëse më kanë ngacmuar ndonjëherë, ma kanë bërë mua artistikisht, gjë që unë e kam kuptuar shumë mirë, sepse nuk më tha njeri që të bëhesha personazh i njohur.


Ama, Andrra ka edhe meritë tjetër për të cilën Sinani nuk ndihet edhe aq mirë. Aktualisht, ajo ka mbi 70 mijë ndjekës më tepër se Sinani dhe kjo duhet të jetë pak e zorshme: Jo, zor nuk më vjen, por më vjen pak inat që ka më shumë unë… tha Sinani për Ermalin, pasi ky i fundit u përpoq ta vërë në sedër dhe të zbulojë strategji për tia kaluar Andrrës.


Përpjekje e kotë. Sinani e tha vetë. Andrra është e bukur, është pozitive dhe ka edhe një aksesor të shtuar që në faqen e Sinanit nuk e gjejmë shpesh Ansin. Natyrisht, aty ku ai del më shumë, aty janë edhe fansat.


https://www.instagram.com/andrradestani/