Pra, për vijërojtësin nuk bëhet fare fjalë për një gabim. “Nuk mund të flitet për gabim, sepse nuk ishte çështje teknike. Ishte thjesht një rast, një fatalitet. Topi kaloi shumë shpejt dhe ishte e pamundur ta shihja, pavarësisht se isha vendosur në pozicion të mirë”, pohoi Espinoza lidhur me rastin e shumëdiskutuar.

Gjuajtja e mesfushorit Frenk Lampard do të kishte vendosur barazimin 2-2 në sfidën që më pas u fitua nga gjermanët me rezultatin 4-1. “Në dhomat e zhveshjes në pushim të ndeshjes nuk e pamë episodin të përsëritur, por ndjehej në ambient që diçka nuk kishte shkuar mirë”, shtoi ai.

Por më pas pamjet nuk linin vend për keqkuptime “dhe atëherë kuptuam vërtet atë që kishte ndodhur. Ndiem hidhërim të thellë, pas gjithë sakrificave që kaluam për t’u përgatitur sa më mirë në botëror”.