Kosova mund te anetaresohet dhe te perfitoje nga mekanizmat financiare nderkombetare. Aplikimet e para te Kosoves jane ato per anetaresim ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe ne Banken Boterore. Qeveria e Kosoves beri te ditur dje se ka filluar punen ne pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem per anetaresim ne mekanizmat nderkombetare.
Krahas punes per aplikimin e Kosoves ne mekanizmat financiare nderkombetare, ne Prishtine po vazhdon vendosja e marredhenieve diplomatike me shume shtete qe tashme e ka njohur pavaresine e Kosoves. Hapja e ambasadave dhe perfaqesive diplomatike, sipas zyrtareve te Qeverise se Kosoves, do te behet pas periudhes se tranzicionit, kur perfundimisht te largohet nga Kosova administrata e Kombeve te Bashkuara e misioni i ri i BE-se.