Muaji nentor ne AQSHF, i kushtohet punes se skenaristeve te filmit dokumentar, duke sjelle ne vemendje cdo te merkure, emra qe kane lene gjurme ne dokumentarin shqiptar. E merkura e pare nisi me nderimin e krijimtarise se skenaristes Angjelina Xhara Papalilo. Ne nje interviste per "Koha Jone", Angjelina Xhara rrefen momentet e vecanta si skenariste, punen me ikonat e skenes shqiptare, si dhe pasionin e saj per penen. Angjelina Xhara Papalilo, nga viti 1969 deri ne vitin 1977, ka qene nje nga spikeret e para te lajmeve ne Televizionin Shqiptar perkrah Kico Fotiadhit. Pas studimeve, filloi pune ne Kinostudio dhe realizoi skenaret e dhjetera filmave kronikale dhe dokumentare me teme, kulturore, historike, shkencore dhe popullore. Gjate viteve te punes ne Kinostudio, Angjelina kreu nje kurs pasuniversitar per skenariste dhe kritike filmi dhe teatri. Skenaret e saj per filmat "Piktura mesjetare shqiptare" dhe "Profesor doktor Aleksander Xhuvani", kane marre cmime ne festivale te filmit. Filma te tjere si "Onufri", "Piktori Buza", "Veshjet popullore", "Femijet tane nje kenge e bukur", jane shfaqur me shume sukses ne aktivitete filmike jashte atdheut. Ne vitet e demokracise emigroi ne Greqi, ku u aktivizua ne faqet e shtypit shqiptar atje, por edhe si spikere ne edicionet e lajmeve ne gjuhen shqipe ne Radion greke te Bashkise se Athines 9.84, duke punuar per shtate vjet radhazi. Vitet e fundit, Angjelina Xhara eshte marre me letersi, duke botuar romanin e saj te pare "Enigma" me teme nga emigracioni. Romani ka marre cmim ne konkursin kombetar te shpallur nga Shtepite botuese "Toena" dhe "Onufri". Sapo ka dale nga botimi libri "Margarita e arte", kushtuar Artistes se Popullit Margarita Xhepa dhe ka gati per botim librin "Personalitete femerore shqiptare ne kinematografi". Gjithashtu, Angjelina ka perkthyer librin e Alberto Moravias "Gruaja leopard", qe u prit me shume sukses nga lexuesit. Angjelina Xhara eshte vleresuar me Medaljen "Naim Frasheri" dhe eshte zgjedhur Ambasadore e Paqes nga Organizata Nderkombetare e Paqes.


Sot nderoheni nga Arkivi i Filmit per kontributin qe keni dhene ne kinematografine shqiptare. Si ndiheni?


Une e kam per nder qe e kam emrin kineaste, sepse brenda emrit kineaste hyjne shume koncepte. Sot, pashe filma ku eshte perdorur zeri im. Filmi eshte nje veper kolektive, ne nje film mund te marresh pjese si skenariste, si redaktore, si regjisore dhe ne te gjitha keto qe thashe, deri me tani, e kam provuar ne filmin dokumentar. Domethene, jam pjese e atij kolektivi te vogel qe ka perbere filmin dokumentar. Filmin dokumentar e kam pasur pasion te jashtezakonshem dhe do ta kem deri ne fund. Plus filmit dokumentar, gjate kohes se emigracionit, kam qene e kufizuar dhe nuk mund te beja filma, por kam gjetur veten te te shkruarit. Kam bere nje film me teme emigracionin "Enigma" dhe kam mundur te realizoj librin mbi Margarita Xhepen, duke ndjekur te gjitha sukseset e medha te Margarites ne emigracion.


Pse e niset pikerisht me nje liber per Margarita Xhepen?


Pikerisht per Margarita Xhepen dhe sukseset e saj, sepse une kam qene spikere ne radio dhe qe e vogel e kam adhuruar Margarita Xhepen. E mbaj mend si tani kur degjoja te merkuren, ne oren 8 "Lulet e molles", ate figure fantastike; ose kam qene adoleshente, kur Margarita luante Ofeline. I kam ndjekur me pasion te madh dhe te jashtezakonshem te gjitha rolet e saj. Ne kohen e kinostudios kemi qene afer, ku Margarita ka realizuar nje game rolesh te vecanta ne cdo film qe realizohej ne ate kohe. Nje arsye tjeter dhe e forte e njohjes, ka qene shtepia, pasi ishim shume afer me njera-tjetren.


Ne librin kushtuar "Artistes se Popullit" Margarita Xhepes, pasqyrohet trofeu i saj jashte trevave shqiptare, jashte skenes shqiptare. Si jane rrefyer keto ne liber?


Une e kam si gjetje te ketij libri, pikerisht kete qe thate ju. E kam pare Margariten me ate emocionin qe e shikon kosovari, me ate emocion qe e shikon emigranti i Greqise, apo i cdo shteti tjeter, pasi jashte shtetit nuk shikohen figura politikanesh, por vetem artistesh. Keshtu qe Margarita ne, si emigrante, na jepte krah me figuren e saj, me rolet qe kishte bere dhe qe po bente aktualisht aty. Kjo eshte gjetja e librit. Kujtoj nje moment kur Margarita Xhepa ka marre kupen ne festivalin e Pejes dhe jam mahnitur kur e gjithe salla u ngrit ne kembe, aty u dhane njezet cmime, por duartrokitjet qe mori Margarita, s'i mori asnje aty. Ishte nje kenaqesi e madhe.


Angjelina, keni spikatur ne tre drejtime dhe fusha te ndryshme si: spikere, skenariste dhe shkrimtare. Si e ndieni veten sot?


Si shkrimtare, e them me modesti, pasi me teper jam nje publiciste. Ne moshen qe jam tani, kjo periudhe ne fushen e krijimtarise, eshte krejtesisht e hapur per mua. Momentalisht, po punoj per librin mbi personalitetet femerore ne kinematografi.


Cilat jane disa nga personalitetet, te cilave do t'u shkruhet jeta dhe vepra ne kete liber?


Vertet, kam shkruar nje liber mbi jeten dhe sukseset e Margarita Xhepes. Por ne kemi dhe mjaft ikona te tjera, si Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Marjeta Larja, Yllka Mujo, Elvira Diamanti, Yllka Mujo, Suela Konjari, Luiza Xhuvani dhe shume emra te tjere.


Promovimi