Policia e Sussex është vënë në kërkim të dy djemve shqiptarë, të cilët akuzohen për mbajtjen e armëve të zjarrit dhe shitje droge në Brighton dhe Hove.


Autoritetet thonë se Orges Dema dhe Olsi Fizzlaj, të dy 20 vjeç, u arrestuan në qytet në dhjetor 2016, dhe u liruan me kusht për hetime të mëtejshme, por nuk iu përgjigjën dorëzimit të tyre në shkurt 2017.


Urdhri që është dhënë atëherë nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) për Deman dhe Fizzlaj i jep të drejtë policisë që ti arrestojë ata sërish.


Duke bërë thirrje për gjetjen e vendndodhjes së tyre, një zëdhënës i Policisë së Sussex tha: Të dy janë me prejardhje shqiptare.


Orges Dema është përshkruar si djalë me shtat të shkurtër, me flokë të shkurtër të errët dhe sy ngjyrë kafe. Ai kërkohet nën dyshimin se është furnizues kokaine dhe për posedimin e një arme, ndërsa bëhet me dije se për herë të fundit është parë të jetonte në Regency Square, në Brighton.


“Fizzlaj, i njohur edhe si ‘Slim’, përshkruhet si i gjatë, me flokë ngjyrë kafe të shkurtër dhe sy me ngjyrë kafe. Ai kërkohet gjithashtu nën dyshimin se është furnizues kokaine dhe për posedimin e një arme, ndërsa herën e fundit është parë në Hangleton Ëay, Hove. ”


Detektivi Simon Cheetham i SEROCU tha: “Nuk ka informacion aktual mbi vendndodhjen e secilit prej tyre. Ata mund të jenë së bashku ose veç, në këtë vend ose jashtë Britanisë.


“Megjithatë ne besojmë se ka disa njerëz në Britani që kanë dijeni për lëvizjet e tyre gjatë muajve të fundit”.


Çdokush që ka informacion lutet që të kontaktojë policinë në internet ose duke telefonuar 101.


3 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)