Autori i Lajmit: Redaksia


Londër – Hapësira ajrore britanike mund të mbyllet sërish ditën e stome për shkak të resë së hirit të vullkanit islandez. Si Heathrou ashtu edhe aeroporti tjetër i kryeqytetit britanik, Gatvick airports pritet të kenë vonesa të paktën deri të martën, sipas Ministrisë së Transportit. Megjithatë, ministri i i ri i Transportit, Filip Hammond theksoi se situata ishte “fluide” dhe parashikimet mund të ndryshonin. “Qeveria është shumë e kujdesshme në monitorimin e situatës dhe siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti ynë kryesor”, - shtoi Hammond. Parashikimi i ndalimit të fluturimeve vjen pas shtimit të aktivitetit të vullkanit Eyjafjallajokull dhe kushtet e motit.

Ky lajm është publikuar: 16/05/2010