Anglia e ka nisur si një raketë gjysmëfinalen historike me Kroacinë në Botërorin Rusi 2018 dhe ka çuar tifozët e saj të zjarrtë në delir.


Që në minutën e 5 të ndeshjes ka shënuar Kieran Trippier me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë të shkëlyqer.


Goli i tij vendosi supermacinë e Tre Luanëve në fushë. Duke udhëhequr 1-0 kundër Kroacisë, Harry kane me shokë tentuan disa herë të dyfishonin rezultatin për të mbyllur më të qetë 45-minutëshin e parë, por gabuan përballë Subasiç.


Pjesa e parë u mbyll vetëm me magjinë e golit të Trippier, ndërsa anglia gjendet me një këmbë në finalen që do të luhet në Luzhniki Arena më 15 korrik dhe ku përball do të jetë Franca.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)